Ajo nuk është më vetëm vajza e Azem Hajdarit, pasi tashmë ka nisur të krijojë një profil të vetin në publik. Rudina Hajdari ka ndarë sot me publikun detaje nga jeta e saj, madje edhe kohën kur babai i saj ishte gjallë. Në një intervistë për emisionin “Kolaudim” në IN Tv, Rudina preferoi që të fliste në ambientet e shtëpisë ku ajo u rrit.
“Unë jam rritur në këtë shtëpi. Mbaj mend qe me babain loznim shpesh por dhe dilnim shëtitje nga Liqeni Artificial”, tha Rudina Hajdari.
Megjithëse ishte një prej figurave themelore të Partisë Demokratike dhe angazhimi i tij në politikë i merrte shumë kohë, Azem Hajdari ka mundur që t’i kushtojë shumë kohë dhe familjes, një pasuri të cilën ua la fëmijëve me ikjen e tij të shpejtë. “Ai gjithnjë e gjente kohën për ne.
Na kushtonte shumë kohë”, theksoi ajo. Edhe pse ishin kohë te vështira për vendin, e po ashtu dhe për vetë Azem Hajdarin, Rudina na rrëfen se në shtëpi gjithmonë kishte hare, dhe problemet ishin jashtë portës së tyre.
“Në asnjë moment problemet e politikes nuk ishin pjesë e diskutimeve në familje, edhe pse vendi po kalonte momente shumë të vështira babai nuk na fliste asnjë moment për to”, pohoi deputetja e re e PD-së.
Rudina, si vajza e madhe e familjes, sot kujton gjithnjë këshillat e babait. “Shkolla ishte këshilla kryesor. Mbaj mend që gjithnjë na kërkonte të lexonim, të mësonim shumë në shkollë e veçanërisht të mësonim gjuhë të huaja”, tha ajo.
Mes të tjerash ajo tregoi edhe se si vendosi që të bëhet pjesë e politikës. “Si vajza e Azem Hajdarit gjitnjë kam menduar të jem pjesë e politikës. Gjithnjë kam menduar se si të kontribuoj për vendin tim”, nënvizoi Rudina.
Në 12 shtator Rudina Hajdari foli për herë të parë në Kuvend, si deputetja më e re e PD-së, datë e cila përkoi edhe me 19-vjetorin e vrasjes së babait të saj. Por si e ka përjetuar Rudina, momentin kur fjalimi i saj i parë në Kuvend u duartrokit nga të djathtë e të majtë?
“Fjalimi ishte në një ditë të veçantë për familjen time. Ishte në 19 vjetorin e babait dhe kjo e shtoi edhe më shumë peshën e emocioneve. Ashtu si babai im, i cili vendoste interesat e vendit në plan të parë, edhe unë mendoja që të përcillja një mesazh bashkimi”, pohoi Rudina.

Me vjen keq si qenie njerzore per ju
por jo si bije e azem kriminelit…
.
jo vetem kaq por dhe nena juaj eshte
ne listen e ZEZE te dash-it…
.
para se te hysh ne politike ke dy rruge:
.
ose te distancohesh publikisht nga krimet e tyt eti
.
ose pastroje figuren e tyt eti
nga keto “shpifesit” ketu poshte
i pari:
.
.Izet Haxhia : pse ishte azemi kriminel?
.
………………….Azem Hajdari ka pas shumë vese. Vese morale dhe shumë gjëra që s’dua t’i flas. Ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.
Edhe personin unë e di, dhe e them. Ka qenë një Fazlli Ballkan, me origjinë shqiptare. Ai ka qënë furnizuesi i këtyre, i linjës së trafikut të drogës. Është marrë me kontrabandë nafte. Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.
……
i dyti
GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT
« Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
një shërbëtor i Ramiz Alisë
. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »
turp rudine mos u bej robine
Ah moj vajze e Azemit . po te mos ishte futur ai , ne sigurim famekeq te diktatures , do ta kishje gjalle babain tend . Ajo i hengri koken ,ishte e shkruar .,E nuk do e zgjidhte Ramizi , Do ishte sot ne Tropoje ,ose do kishte bere shtepi pa leje andej nga kamza..Ku z Lame me Ramen do ja kishin legalizuar . .
PS .. Sa per ty moj vajze ,ta mesosh te verteten . Te parin ramizit dega e brendeshme i rrekumanduan ,josifin nga Berati ,por ai i zgjuar nuk pranoi ,duke i thene ramizit se skam talent , te dytin per dreq i sollen te tate ,dhe ai ju pergjegj Ramizit direkt , e baj veda une shoku Ramiz.rrolin e demokracise ,mos u tut ,e mos kij merak..????!!!
Nuk e di por me sa kam lexuar Azem Hajdari ne shkolle te rezervave ka qene perjashtuar 2 here si rrugac deri sa rrembeu Fatmiren qe ishte nen moshe dhe e coi ne Tropoje.
.
Ka dokumete qe ne 1981 ka qene ushtar dhe ka dezertuar duke u paisur me “mik” me libreze si i semure psiqik.
.
Ja te shumte faktet qe eshte marre me droge dhe e therrisnin “bossi lazaratit”
por ajo qe e fundos eshte akuza nga Izet Haxhia qe thote se Azem Hajgarja ka qene TRITOLVENESI I BERISHES
JA DHE PJESAME SPEC NGA INTERVISTA:
….
Mira Kazhani: E kuptoj… Por pyetja ime ishte për atë që ju thatë që mund të jetë e njëjta dorë… A mund të na jepni argumente më të qarta? Pse e besoni këtë? Dhe si mund ta provoni këtë që thoni me shembuj konkretë?
Izet Haxhia: Nuk e di a e mbani mend ju gjendjen paszgjedhore të Tiranës e Shqipërisë në tërësi, përgjatë vitit ‘97. Në PD ka ekzistuar një linjë e tritolit që drejtohej e financohej nga Azem Hajdari, e me urdher të Berishës. Kanë qenë disa grupe që kryenin vendosjen e tritolit në pika të caktuara të vendit.
Mira Kazhani: A mund të jemi më konkretë? Cilët kanë qenë këta tritolvënës?
Izet Haxhia: Ishin grupet e jugut me qendër në Gjirokastër që financoheshin nga miku i Hajdarit, Ful Kalivopulli, i biri i Sokrat Kalivopullit, ish funksionar i lartë i PD. Autorët e vendosjes së këtyre bombave me tritol kanë qenë ish pjesëtarë të SHIK, të ish-policisë së atëhershme e trafikantë të ndryshëm.
Në atë kohë është vendosur tritol në ujësjellësin e Tiranës nga një i afërt i Berishës, janë vendosur tritole në shtyllat e tensionit të lartë në Qafë Krrabë nga grupi i kuksianëve, kuptohet të lidhur me PD.
Berisha porositi vendosjen e tritolit tek lokali i Lush Përpalit, se ky nxirrte pengesa në emërimet e njerëzve të SHIK…
Në Dajt u stërvitën nga SHIK persona që u përdorën në 1997 për të vendosur eksploziv dhe për të shkaktuar terror dhe panik në popullsinë e Vlorës. Ata u drejtuan nga Azemet e Sales…
Rudina, ju uroj perzemersisht!
Ju kam degjuar me vemendje dhe jeni pasqyra me e bukur e shpirtit te sinqerte si qelibari e babait tend.
Edhe pse i ri ne moshe Azemi ish burreror,me mendje te kethjellet,trim si nje djale malesie, dhe shikonte larg.
Edhe nje here urime !
Babai yt moj vajze ishte nje rrugac qe rembente vajzat nga gjimnazi,i tmerronte,ishte kriminel,trafikant droge dhe femrash,prandaj mos u mburr e aq me teper te krenohesh me te.Edhe nena jote eci ne rrugen e burrit te saj.Qepe gojen e mos fol me per te