Mungesa e llogaridhënies zgjedhore , është ofendim i rëndë për elektoratin , që të ka votuar dhe atë që të ka refuzuar , por që i ke qeverrisur . Me të drejtën , që më jep demokracija kushtetuse , ju drejtoj këtë pyetje llogaridhënse : Pse i konsideruat votusit njerëz të dorës së dytë ? Mbeti i ofenduar përjetësisht opinioni , nga papërgjegjshmërija e Qeverrisë dhe arroganca e pa shëmbëllt.
Populli ynë nuk mësoi të votoi në 23 qershor . Në këto datë historike , populli i dha zgjedhjeve statusin institucional , që i ishte vjedhur , për 2 dekada . Bota u bind se shqiptarët nuk janë vetëm popull me histori , por dhe me ndërgjegje elektorale ndëshkuse. Praktikisht në këto zgjedhje humbi Partia Demokratike dhe Berisha . Berisha mori atë që meritoi, por Partija Demokratike , si pasuri kombëtare , duhet të rilindi , të riorganizohet dhe të zëri me punë, vëndin e merituar në spektrin pluralist shqiptar.
Po të ishte Berisha vërtet “i dashur nga populli” pse duhesh të zhgarravitej rrugëve të fushatës , duke u lakuar me mijra herë nga goja e Majlinda Bregut e kryesusve te tjerë të listave të deputetve ? Doktrinat e gjejnë vetë rrugën , për tek populli. Ato nuk kanë nevojë , për reklama dhe flamurë . Inteligjenca popullore nuk mund të gënjehet pafundësisht.
Email nga adresa: [email protected]
