Këto foto fantastike që tregojnë transformimin e Voskopojës janë publikuar në faqen Facebook të Ministrisë së Kulturës.
Pak ditë më parë ministrja Kumbaro pa nga afër ecurinë e punimeve ku theksoi se ndërhyrja që po bëhet për restaurimin e objekteve të kultit është pjesë e programit për Rilindjen Rurale me synimin, që pika si Voskopoja të jenë destinacion turistik në të 12 muajt e vitit.
Në Voskopojë janë katër kisha të cilat janë nxjerrë nga rreziku me një investim me mbi 12 milionë lekë të reja. Faza e parë e projektit për qendrën historike të fshatit turistik, ka përfunduar me restaurimin e strukturave në kishën e Shën Nikollës dhe Shën Marisë, ndërkohë që janë në proçes edhe manastiri i Shën Prodhomit dhe kisha e Shën Ilisë.
Projekti për rehabilitimin e qendrës historike të Voskopojës kap vlerën 365 milionë lekë të reja dhe përveç rikonstruksionit të 4 kishave përfshin edhe investime në infrastrukturën rrugore të fshatit.


Ja,kjo eshte pune me vlere qe mbetet,jo mbjell mullare kashte dhe dollape me libra neper drure qe ti hane ketrushet dhe lepurushet,se keshtu enderroje ti kur shihje teatrin e kukullave.Tani je e rritur zonja ministre,vajte 50 vjec.
Dakort per restaurimet e bera, por nuk po e shoh zonjen ministre te flase nje fjale edhe per monumentet ne zonen mbi shkumbin, a thua vetem gjirokastra dhe Korca jane Shqiperi per kete ministre?
Po, po. Pasi i late ne pike te hallit, pasi i cuat deri ne vijen me te holle qe i ndante nga rrenimi tani mburreni se i shpetuat.
Ne fund te fundit bete punen tuaj, ate pune qe duhet ta kishit bere qe ne fillim. Ose meqe nuk e benit dot duhet t’ia kishit dhene keto kisha pronarit te ligjshem, pra Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe ata dinin si t’i restauronin me mire se ju dhe me perpara se ju. Ata nuk do t’i linin ne pike te rrenimit.
Keshtu qe mjaft u mburret.