(E shkruar para dhjetë vjetësh – pjesa e parë)
Që ta marrim hollë-hollë,
nuk mbeti njeri pa njollë,
shava unë e shau tjetri,
dhe i riu-dhe i vjetri!
Që ta themi pa gënjeshtra,
për të sharë jemi mjeshtra,
shajmë paq derë më derë,
dhe nuk njohim ndonjë vlerë!
Ky është pis-e kjo është pise,
vazhdon e shara me fise,
ky është plë-e kjo është plërë,
kështu flasim që të tërë!
Le të jetë tjetri Dhespot,
mund ta shajë çdo idiot,
ashtu si truri i thotë,
domosdo fare më kot!
Një poet-një shkencëtar,
mund ta shajë çdo i marrë,
ku ta gjesh e ku ma gjen,
të të thotë vetëm legen!
Le të jesh dhe Profesor,
këtu të varin këmborë,
zot-o zot kur je ministër,
e shara nuk ka kapistër!
Nuk shan vetëm zhakëria,
po dhe mëndja-dituria,
nuk të lënë gjë pa thënë,
bam me babë-e bam me nënë!
Të shajnë në kafenera,
në gazeta dhe të tjera,
në ekrane kuturu,
se e shara s’do shumë tru!
O ju të zestë shqiptarë,
gjeni Një që s’kini sharë,
që nga koha e të parëve,
s’mbaron vargu i të sharëve!
Kur të kuqtë morën pushtetin,
rrënjë e degë e shamë mbretin,
kur fitoi tabori blu,
ç’batërdi u bë këtu!
U sha dosa edhe derri,
po më shumë u sha Enveri,
e shanë të mirët dhe mutrit,
të mëdhenjtë dhe liliputrit!
Të sharat mbijnë nga dheu,
kish shpëtuar Skënderbeu,
dhe atij ja gjetën anën,
i shanë nënën si putanën!
Kish shpëtuar Malo Vlora,
po s’harrojnë ata horra,
nja dy yçkla ku ja gjetën,
dhe e shanë sa e shqepën!
Siç e thamë hollë-hollë,
s’mbeti njeri pa një njollë,
jemi rraca më e sharë,
sot e dymijë vjet më parë!
A. Duka
(Vijon nesër pjesa e dytë)

Stili salimutit qe vetem shan.
Lexo ballisin shahisti cfare plebe. Shan skenderbeun, ismail qemalin, kadarene.
Faleminderit poet.Na hoqe stresin e dites
Hidhet leke i madh per sharjen o Z. Duka. I kemi te medhenj e te shumte armiqte e jemi popull i mbledhur ne nje shtrat te ngushte. Kane frike per c’na kane bere, kane frike se behemi ndonjehere e kerkojme tokat. E me pas ua rregullojme edhe rracen. Respekte. Poezi shume e larte! Ju uroj shendet!
shume bukur.