E ndërsa duhet të ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha, violina e parë e opozitës në Parlament, ka ndodhur e kundërta.
Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka marrë frenat” e opozitës në Parlament.
Basha nuk është dëgjuar të flasë ditën e sotme pas bllokimit të sinjalit të transmetimit të Kuvendit nga TVSH. Ai që ka reaguar fuqishëm ka qenë ish-kryeministri Berisha, ndërkohë që Lulzim Basha akoma nuk ka folur.
Po ashtu, Berisha do ta lërë pas edhe në kohë diskutimi kryetarin e PD-së, Basha.
Mësohet se Berisha e ka kërkuar fjalën për diskutim në 6 pika të rendit të ditës, ndërsa Basha e ka kërkuar fjalën në vetëm 2 pika të tilla.
Të kthyer në minuta, pritet që Basha të diskutojë 30 minuta, ndërsa Berisha plot 90 minuta.
Basha kthehet pas rreth 6 vitesh në Kuvend dhe si kryetar i opozitës dhe ka premtuar se do të jetë zëri më i fortë ndaj qeverisë Rama, por duket se kjo nuk ka për të ndodhur.
Ai ka nisur të eklipsohet nga figura e ish-kryeministrit Berisha që ka marrë rolin e kryetarit real të PD-së, edhe pse jo de jure.

Sa profetike jehon ajo thenia e atij qe nuk ja di emrin por qe ja dini ju
kur tha se .”maloku zbret nga kali vetem po ta vrasesh”
Ku eshte bishe,jo qytetar.
Namik Hoti me duket se quhej…
Po pse kush ka iluzion qe Lulja eshte kryetare e PD-s?
Po kur ka qene ndonjehere “violine e pare” Lulush Shalengjituri, mos na beni per te qeshur.