Rapoti i OSBE-së për zgjedhjet, Gjosha: Nuk e di të qash apo të qeshësh

Gazeta Dita

Pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR i cili shkruante se një problem që duhet zgjidhur në zgjedhjet e  ardhshme është ai i shitblerjes së votës, pasuar nga depolitizomi i administratës zgjedhore, ka reaguar ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Në një status në Facebook, ish-ministrja e Integrimit, e ka ballafaquar këtë raport me fjalët e kryeministrit Edi Rama se këto ishin zgjedhjet më të mira që ka pasur vendi, ndërkohë ku në raport thuhej se problem për t’u zgjidhur është “shitblerja e votës”.

Postimi i plotë:

Sapo është bërë publik raporti i OSBE-ODHIR për Zgjedhjet e Qershorit 2017. Nuk e di sa vënd ka tek dëgjuam Kryeministrin për të vrapuar dhe për të na treguar se këto ishin zgjedhjet më të mira që ka pasur Shqipëria. Nuk e di të qash apo të qeshësh!

Lexoja mes rreshtave të raportit por gjithçka rrotullohej mes parregullsive në zgjedhje, rekomandimeve te pafundme për gjetjen e një mekanizmi për parandalimin e shitblerjes së votës si dhe marrjen e masave për të ndaluar presionin e jashtëzakonshëm që i është bërë administratës publike për votën e lirë!

27 Vite Demokraci dhe qytetarët shqiptarë ende janë në përpjekjet e tyre për të votuar të lirë, në përpjekjet e tyre që ankandi i votës të mos marrë më peng jetën e fëmijëve të tyre. Po fatkeqësisht cfarë do lloj reforme zgjedhore të ndërmarrim ne, do të duhej më parë të ndryshonim mentalitetin politik i cili mendon se paraja mund të blej cdo gjë, se presioni që vjen si koncept diktatorial nuk shkon më ne Shqipërinë europiane te 2017-tës!

Mesa duket mentalitetet nuk ndryshokan as me Marrëveshjet e Errësirës që gjoja do t’i jepnin Shqipërisë një standard tjetër!

Share This Article
3 Comments
  • zogu,dobici eshte ne deren tuaj.15 ministra ,15 drejtore te pergjithshem,pa llogaritur ata rajonale,ishin te pd,lsi.te kujtohet si bertisnit?lsi force e pare.dhe popolli ua ktheu:-te na i rruaje lsi,lesht e likes force e pare,me muziken e kenges se petrit lulos”te na rroje cue e pare…o ku di ti ckendonte petriti.

  • Ngadale moj zogez se do te keputet ushkuri nga te qeshurit! E permendi raporti fenomenin e blerjes se votes, por nuk e adresoj ne ndonje parti. Meqenese ne raport nuk thuhet, po ta them une. E vetmja parti qe beri namin per blerjen e votes ishte LSI-ja, jo vetem mblodhi kartat e identitetit ( fenomen te cilin e vetmja parti qe e aplikoj dhe vazhdon ta aplikoj eshte LSI-ja), por ndau ne menyre masive tek te rinjte nje numer te konsiderueshem celularesh. Hajdutet bertasin! Kapeni hajdutin!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *