Guardiola: Gary Lineker, nuk ta fal atë që më ke bërë para 30 vitesh

Gazeta Dita

Pep Guardiola i ka thënë Gary Lineker se nuk e ka falur për refuzimin e përsëritur që i ka bërë për një fanellë të Barcelona-s kur ai ishte kapës topash.

Lineker është takuar me trajnerin e Manchester City-t për një intervistë për BBC, duke zbuluar edhe disa fakte interesante rreth metodave të tij të trajnimit.

Lineker ka kaluar tre vite te Barcelona në kulmin e karrierës së tij, dhe 42 golat e tij në 103 ndeshje e kthyen në një prej lojtarëve më të preferuar të djaloshit Pep.

Më poshtë keni intervistën të përkthyer:

Pep: E di që unë kam qenë kapës topash? Të kam dhënë topat kur ke luajtur te Barça.

Lineker: Nuk të kam njohur atëherë, do kesh qenë me flokë.

Pep: Mbase nuk është diçka e bukur për t’u përmendur, por të kam pyetur shumë herë për një fanellë në fund të ndeshjeve dhe ti asnjëherë nuk më dhe një. Asnjëherë.

Lineker: Nuk na lejonin të falnim fanella në ato kohë. Kohët e sotme kanë shumë fanella.

Si Lineker ashtu edhe Barcelona kanë luajtur te Barcelona nën drejtimin e legjendës Johan Cruyff, i cili ka bërë aq shumë për të ndryshuar kulturën e klubit spanjoll.

Dhe Lineker ka zbuluar se sheh ngjashmëri midis mënyrës së trajnimit të Guardiola-s dhe Cruyff.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *