Lajm i keq te Manchester City, Mendy 9 muaj jashtë fushe

Gazeta Dita

Manchester City ka konfirmuar të enjten se Benjamin Mendy do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pasi ka këputur ligamentin e krociatit, çka përkthehet se ylli i Francës do të mungojë për plot 9 muaj. Blerja prej £49.3milionë do të jetë të premten në duart e bisturisë në Barcelonë, pas dëmtimit të pësuar gjatë pjesës së parë të ndeshjes ndaj Crystal Palace, e fituar me rezultatin e thellë 5-0 nga “Qytetarët”, e luajtur të shtunën e kaluar.

“Manchester City FC konfirmon se Benjamin Mendy ka këputur ligamentin e përparmë të krociatit në gjurin e djathtë. Benjamin do t’i nënshtrohet nesër një operacioni në Barcelonë dhe të gjithë në klub i urojmë atij një rekuperim të shpejtë”, citon njoftimi zyrtari klubit të “Qytetarëve”, në lidhje me francezin që u transferua te City gjatë merkatos së verës.

“Përshtypja jonë e parë është që do të jetë një mungesë e gjatë, më gjatë se e parashikuam në fillim. Fillimisht është shumë sfilitëse për vetë atë në rradhë të parë si person. Njëlloj sikurse ndodhi me Ilkay Gundogan vitin e kaluar, më vjen shumë keq për atë. Do të na mungojë shumë, do të jetë një mungesë e madhe.

Të shohim nëse do të duhet të blejmë përforcim tjetër për ta zëvendësuar. Ne kemi Danilo, Delph dhe Zinchenko, që mund të luajnë në vend të tij, kështu që të shohim”, deklaroi trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *