Kina ka shtuar sanksionet ndaj Koresë së Veriut, ndërsa pritet mbyllja e kompanive koreano-veriore që operojnë në territorin kinez. Vendimi pritet të zbatohet brenda muajit Janar të vitit të ardhshëm, ndërsa lëvizja vjen në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj testimeve të vazhdueshme të armëve. Masat mund të sjellin një ndikim relativisht të madh mbi ekonominë e dobët të Koresë së Veriut.
Qeveria kineze ka ndërmarrë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut në shenjë kundërpërgjigje ndaj testimit të armëve, ndërsa pritet që të gjitha kompanitë shtetërore të vendit diktatorial që operojnë në Kinë të mbyllen brenda muajit janar të vitit të ardhshëm.
Masat e reja pritet të kenë një impakt relativisht të madh mbi ekonominë e dobët koreano-veriore, ndërsa për t’u theksuar është fakti që më herët, Pekini ka bllokuar edhe importet e tekstilit ndërsa ka limituar ato të naftës.
Kina ka qënë tradicionalisht një prej aleatëve më të mëdhenj të Koresë së Veriut, por gjithashtu, nuk është pajtuar me veprimet agresive të shtetit komunist.
Më herët, Pekini votoi pro edhe në Këshillin e Sigurimit për të shtuar masat ndëshkuese mbi Penianin.
Koreja e Veriut mbetet një vend i varur nga Kina, pasi pjesë dërrmuese e eksporteve dhe importeve të koreano-veriorëve lidhen me kompanitë kineze.
Për këtë arsye, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërkuar që Pekini të ashpërsojë gjuhën diplomatike mbi liderin Kim Jong-un.
Kjo kërkesë me sa duket është marrë parasysh nga qeveria kineze duke parë vendimin e fundit.
Ndërkohë, retorika e përdorur në replikat mes ShBA-së dhe Koresë së Veriut ka ardhur gjithnjë e duke u përshkallëzuar.
Lideri i Uashingtonit, Trump ka deklaruar se po shqyrtohet cdo mundësi kundër-veprimi, madje edhe ajo e ndërhyrjes ushtarake.
