Në Meksikë është regjistruar një ndodhi e pazakontë gjatë reshjeve të shiut.
Përveç shiut në tokë binin edhe peshq!
Përfaqësuesit e Agjencisë për Mbrojtje Civile në krahinën Tamaulipas, kanë konfirmuar se në qytetin Tampicu kanë rënë peshq nga qielli.
Agjencia në fjalë, ka publikuar në mediat sociale fotografi në të cilat mund të shihen katër peshq në një qese, dhe një tjetër në rrugë.

Shkencëtarët thonë se gjatë stuhive të forta peshqit tërhiqen në ajër, që më vonë bashkë me shiun të bien në tokë.
