Çfarë ishte Kongresi i Elbasanit?

Dita

I nderuar lexues! Kongresi i Elbasanit (2-8 shtator 1909) ishte mbledhje me karakter mbarëshqiptar, që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe për probleme të tjera.

Morën pjesë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare. Kongresi vendosi që të themelohej në Elbasan një shkollë e mesme pedagogjike shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare.

U vendos gjithashtu të ngrihej në Korçë shoqëria qendrore shkollore “Përparimi”, e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës normale, do të punonte për hapjen e shkollave të tjera shqipe, për botimin e librave dhe teksteve shqipe. Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshëm lëvizjes kombëtare dhe luftës për hapjen e shkollës e të shkrimit shqip.

Share This Article
1 Comment
  • Pra arsimimi paska filluar me Kongresin e Elbasanit me 1909 e pse cirren komunistet qe ata hapen arsimimin ne Shqiperi?
    Geshtrime e mashtrime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *