Milan që tani është penduar për blerjen e Leonardo Bonucci-t dhe do të kishin dashur që paratë t’i kishin shpenzuar për një sulmues të nivelit të lartë, sipas Pierpaolo Marino-s.
Ish-drejtori sportiv i Napolit dhe Udinese-s nuk është impresionuar nga blerja 43 mln euro e Kuqezinjve nga Juventus.
“Mendoj se Milan që tani është penduar që ka blerë Bonucci-n,” shprehet Marino për Rai Sport.
“Vincenzo Montella nuk donte të ndryshonte modulin me tre mbrojtës, por është detyruar të ndryshojë planet e tij pas mbërritjes së Bonucci-t, por kjo nuk mjafton.
“Mendoj se nëse Mirabelli dhe Fassone do të kishin mundësi të kthenin kohën, do t’i kishin shpenzuar ato para për një sulmues të kalibrit të lartë.”
Lojtari i përfaqësueses italiane u bë kapiteni i skuadrës në momentin që mbërriti në San Siro.
