Një fotograf i kafshëve të egra ka kapur momentin brutal kur një jaguar përleshet me një krokodil të llojit kaiman për vdekje në brigjet e një lumi brazilian.
Fotografi Chris Brunskill dëshmoi se macja e madhe kapi në befasi kaimanin gjigant, anëtar i familjes së Aligatorëve në lumin Three Brothers në zonën Pantanal të shtetit të Mato Grosso.
Pas gjetjes së femrës së re, ai e ndoqi atë për një orë.
“Ky ishte momenti kur jaguari u kthye dhe mbërtheu një kajman më të madhin që kam parë ndonjëherë gjatë kohës time në lumin Pantanal”, tha fotografi.
“Pas një lufte të gjatë, ajo e mbyti zvarranikun gjigant duke e kapur në pjesën e pasme të kafkës dhe më pas e zhvendosi për në pyll”.
Edhe pse betejat midis jaguarëve dhe kaimanëve janë të shpeshta, ato rrallë kapen nga fotografët.




