Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një person ka gjetur vdekjen. Një aksident me vdekjen e një personi ndodhi mbrëmjen e sotme në Xhafzotaj afër Shijakut.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se rreth orës 18:10, në Xhafzotaj është përplasur mjeti tip BMW me targa AA 969 DN me mjetin tip Benz me targa AA 484 MJ( karraotrec).
Për pasojë drejtuesi i mjetit tip BMW, shtetasi R.H. 34 vjeç, banues në Durrës ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit tip Benz, shtetasi A.M. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
