Policia kanadeze ka konfirmuar se po heton akte të mundshme të terrorizmit pas incidenteve të shumta në Edmonton të Albertas, të shtunën në mbrëmje.
Ata thanë se një oficer policie që kontrollonte trafikun gjatë një ndeshje futbolli në Kanada, kur u godit nga një makinë me shpejtësi të lartë dhe më pas u sulmua me thikë.
Një burrë që ngiste një kamion goditi të paktën katër këmbësorë dhe u arrestua dy orë më vonë pas një ndjekje nga policia.
Policia tha se një flamur i grupit të Shtetit Islamik (ISIS) u gjet në një nga automjetet.
Shefi i Shërbimit Policor të Edmonton, Rod Knecht, tha se oficeri dhe automjeti i tij u përplasën nga një Chevrolet Malibu i bardhë në orën 20:15 të orës lokale (04:15 GMT) jashtë stadiumit Commonëealth të Albertas.
Shoferi pastaj doli nga makina e tij dhe goditi oficerin me uniformë disa herë, para se të ikte në këmbë. Oficeri u dërgua në spital por dëmtimet e tij nuk mendohet të jenë kërcënuese për jetën.
Knecht tha se informacioni rreth pronarit të regjistruar të automjetit u transmetua në oficerët e patrullimit.
Pak para mesnatës, një burrë që ngiste një kamion me qira U-Haul u tërhoq në një pikë kontrolli pasi emri i tij në dokumente thuhej të ishte “shumë i ngjashëm” me atë që policia po kërkonte.
“Kamioni i U-Haul menjëherë u largua menjëherë nga skena, dhe u ndoq nga oficerë të policisë drejt qendrës së Edmontonit,” tha shefi i policisë.
Ai tha se kamioni “u përpoq të godiste këmbësorët” gjatë ndjekjes së policisë.
Shoferi, një 30-vjeçar, u arrestua pasi automjeti i tij u përmbys në një ndjekje policore.
Gjendja e katër këmbësorëve të lënduar ende nuk dihet.
“Bazuar në provat, skenat dhe veprimet e të dyshuarit, në 00:38 është përcaktuar që këto incidente janë duke u hetuar si akte terrorizmi”.
Policia tha se person ii arrestuar ishte i njohur për autoritetet. Paraprakisht policia thotë se i dyshuari mendohet se ka vepruar i vetëm, por nuk përjashtojnë përfshirjen e personave të tjerë në ngjarje.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar dhe i zemëruar”.
“Mendimet tona janë me ata të lënduar, familjet dhe miqtë e tyre, dhe të gjithë ata të prekur nga ky akt i pakuptimtë i dhunës”, tha ai.
“Ndërsa hetimi vazhdon, raportet e hershme tregojnë se ky është një shembull tjetër i urrejtjes që ne duhet të mbetemi gjithnjë vigjilent kundër”.
