Shqiptari përfundon në mediat botërore

Leda Hysa

Një shqiptar i sapo bërë baba për herë të dytë, ka zgjedhur një mënyrë mjaft interesante për të shprehur dashurinë ndaj Arsenalit, skuadrës londineze.

Astrit Dervishaj ka vendosur që djalin e tij të sapoardhur në jetë, ta quajë Arsenal.

Ne këtë mënyrë shqiptari nga Kosova, tifoz i flaktë i “Arsenal” ka bërë mediat e huaja të flasin për të.

Por jo vetëm kaq. Teksa ka folur për “Goal” , Dervishaj zbuloi se edhe vajzën e tij 3 vjeçare e ka quajtur Arsena, i cili është versioni femëror i Arsenal.

Astriti dhe bashkëshortja e tij Albulena nuk kanë pasur asnjë debat mbi vendosjen e këtyre emrave për fëmijët e tyre pasi mendojnë se janë emra unikë.

 

Share This Article
2 Comments
  • Bukur,bukur!
    Por ku te godasin gol Arsenalit apo Arsenes te mos ndihen keq.Apo kur loja perfundon ne barazim dhe tmerri i 11 metroshit qe “gudulise” mendjen dhe zemren asht i trishtushem.
    Ia detyrojne vetvetes te pranojne se kundeshtari fitoj, duke shenuar 5 gola ne porten e Arsenes apo te Arsenalit,me rrezultatin 5-4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *