Vitamina D3 prodhohet falë pranisë së dritës së diellit. Funksionet e saj në trupin e njeriut janë shumë, por në mënyrë të veçantë, ajo rregullon metabolizmin kockor dhe funksionet neuromuskulare. Vitamina D3 kryen një funksion të rëndësishëm kundër çrregullimeve autoimune, forcon kockat dhe lufton simptomat e depresionit.
Po ku gjendet vitamina D3? Në fakt, janë shumë ushqimet që e kanë në përbërje. Mes tyre, më të pasurat janë peshku, qumështi, drithërat, produktet e sojës, frutat dhe perimet. Ajo që duhet pasur parasysh në lidhje me vitaminën D3 është sasia, pasi në doza të mëdha mund të ketë efekte toksike.
Rëndësia
Vitamina D3 luan një rol thelbësor përsa i përket forcimit të kockave. Ajo prodhohet nëpërmjet dritës së diellit. Kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit, një përbërës i ngjashëm me kolesterolin shndërrohet në një substacë bazë që më pas jep vitaminën D3. Nëse sasia e kësaj vitamine në organizëm është normale, shëndeti i kockave është i garantuar dhe frakturat mund të parandalohen.
Për më tepër, vitamina D3 lufton çrregullimet autoimmune dhe ato të sistemit nervor. Në mënyrë të veçantë, vitamina D3 ndikon pozitivisht në simptomat e depresionit, sidomos në rastet e çrregullimeve stinore, që prekin njerëzit që nuk ekspozohen në diell.
Në aspektin neuromuskular, kjo vitaminë ndikon në mënyra të ndryshme. Ajo lufton osteitet fibroze, artritin reumatoid dhe nxit përthithjen e kalciumit dhe fosforit nga organizmi.
Ushqimet që e përmbajnë
Vitamina D3 gjendet në shumë ushqime. Në mënyrë të veçantë, ajo gjendet në sasi të mëdha te peshku, frutat e detit dhe qumështi i lopës. Gjithashtu, sasi të konsiderueshmme gjenden te nënproduktet e sojës. Ndërsa në kategorinë e frutave , portokallet konsiderohen një burim i rëndësishëm. / Gazmira Sokoli

Eshte mire te kemi sa me shume lajme mbi kujdesin per shendetin. Nepermjet lajmit mesova se duhet te konsumoj sa me shume produktet qe e permbajne Vitaminen D3, qe eshte shume i rendesishem per shendetin tim.
A mund ti jap pika D3, djalit tim 8 vjeqar, qfare doze, dhe a mund te ket efekte anesore, dhe a eshte me mire ti jap keto pika, apo omega 3, sepse eshte shum i dobet me shendet dhe , nuk ka koncentrim te mjaftueshem per mesim, dhe eshte teper nervoz,
ju lutem urgjentisht me jepni pergjigje
Me respekt nena e shqetesuar
ju lutem zonja linda duhet bere analizat
se vitamina d kish rendesi shum t madhe ne organizem
Jam nje zonje 50 vjecare infermjerja me dha ta pija nga nje ne dite se jam edhe ne periudhen e menopaozes por me solli dhimbje barku dhe te hequra e nderpreva se mu duk shqetesuese
Dua mendimin tuaj a mund ta vazhdoj OSTEO D3
A mund ti jap femijes tim 4 vjeq VIGANTO vitamina D3. Se me semuret shum shpesh,kjo mbase i jep me shum imunitet. ?