Udhëheqësi i Hezbollahut libanez ka thënë se Izraeli dhe aleatët e saj janë të shqetësuar për disfatën e afërt të projektit “terrorist” të të ashtuquajturit Shtetit Islamik dhe janë përsëri në rrugë për të zhytur rajonin në kaos duke shkaktuar ndarje, të cilat nisin me Kurdistanin irakian.
Sayyed Hassan Nasrallah duke paralajmëruar dështimin e idesë së ndarjes së Irakut pas referendumit të pavarësisë nga ana e kurdëve javën e shkuar, ka deklaruar se nëse do të ketë ndarje të Iraku, kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir dhe do të çonte në luftëra të pafundme në rajon.
“Do të hapë derën për ndarjen, ndarjen, ndarjen”, theksoi Sayyed Hassan Nasrallah, sipas Reuters. Ai shtoi se “ndarja do të thotë të marrësh rajonin në luftëra të brendshme, fundi dhe koha e të cilave është e njohur vetëm për Zotin”.
Të hënën, rajoni i Kurdistanit irakian mbajti një referendum jo të detyrueshëm, ku u hedhën 3.45 milionë fletëvotime. Mbi 92 për qind e votuesve votuan në favor të pavarësisë, sipas autoriteteve lokale.
Parlamenti i Irakut dënoi votimin dhe ka vendosur një numër kufizimesh tregtare dhe ekonomike në rajon. Turqia fqinje, Irani dhe Siria gjithashtu kundërshtojnë krijimin e një Kurdistani të pavarur, kryesisht për shkak të shqetësimeve që mund të nxisin ndjenjën separatiste në zonat e tyre të populluara kurde.
Në rajon, vetëm Izraeli miratoi referendumin dhe mbështet krijimin e një shteti kurd.
Të shtunën, shefi i Hezbollahut paralajmëroi se pavarësia e kurdëve është një kërcënim për të gjithë rajonin. Nasrallahu e quajti referendumin e 25 shtatorit një pjesë të komplotit amerikano-izraelit për të shkrirë rajonin, një politikë e cila sipas Nasrallah është drejtuar nga kompani të armëve.
“Ne u themi kurdëve tanë të dashur se çështja nuk ka të bëjë me vendimin për fatin tuaj, por për ndarjen e rajonit sipas përkatësisë sektare dhe etnike”, vuri në dukje kreu i Hezbollahut.
“Pas dështimit të projektit ISIS, tani janë kthyer në projektin e ndarjes së rajonit, së pari nga rajoni i Irakut kurd“, shtoi ai, sipas Jerusalem Post.

IZRAELI AJO DIHET,
I MBESHTETUR NGA AMERIKA..
TANI QE ISIS PO SHKON NE TE SEMES
KANE MBETUR PA KRAH TE ARMATOSUR.
AMERIKA, DOLI HAPUR U DHUROI 500 MILION
ARMATIME KURDEVE NE SIRI.