Shpërthen Balotelli: Doja të ndihmoja një shok, jeni të gjithë idiotë…

Gazeta Dita
epa05535418 Mario Balotelli of OGC Nice reacts during the French Ligue 1 soccer match between OGC Nice and Olympique Marseille in Nice, France, 11 September 2016. EPA/SEBASTIEN NOGIER

Mario Balotelli e ka nisur shumë mirë sezonin ne Ligue 1, me 5 gola të realizuar deri tani. I fundit ka ardhur në ndeshjen e humbur 2-4 në kampionat kundër Marseille.

Sulmuesi i Nice mund kishte shënuar edhe një gol tjetër dje, por ka preferuar të lërë francezin Alassane Plea, shoku i tij i repartit, të godasë penalltinë e pritur nga Steve Mandanda. Sulmuesi italian ka dashur të sqarojë atë që ka ndodhur nëpërmjet Instagram:

“Mos më thoni se kisha frikë të godisja një penallti, kam goditur të tjera më të vështira. Doja thjesht të ndihmoja një shok të skuadrës në një mbrëmje të vështirë… ata që thonë se kisha frikë nuk kanë parë asnjë ndeshje timen… idiotë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *