Dëmtimi i rëndë i pësuar në prill të këtij viti tashmë është hedhur pas krahëve nga sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, që pas një telenovele të gjatë ka rinovuar me skuadrën e Manchester United dhe mezi pret të zbresë në fushë.
Por Freddie Fy, mjeku i skuadrës së “Djajve të Kuq” dhe personi që e ka operuar, ka deklaruar sot se rikthimi në fushë i sulmuesit 36-vjeçar nuk ka për të qenë kaq i lehtë dhe do të ndodhë në momentin e fundit.
Frika se mos ky dëmtim përsëritet do ta mbajë edhe për pak kohë jashtë fushës Ibrahimovic, derisa stafi mjekësit i United të jetë 100% i bindur se suedezi është gati.
Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic
“Nuk kam asnjë dyshim për rikuperimin e tij, por duhet të respektohen afatet. Edhe Manchester United nuk besoj se ka nevojë urgjendte për të. Ibra është i fortë fizikisht, por është më mirë të presim pak para se të rikthehet në fushë.
Unë nuk sugjeroj që të nxitohet në rikthimin e tij në fushë, duke parë se në të shkuarën shumë lojtarë kanë pësuar sërish të njëjtin dëmtim, pasi përshpejtuan rikthimin.
Gjithsesi, duhet të pranoj se Zlatan ka bërë një rikuperim fantastik dhe duket sikur ai ka fizikun e një 15-vjeçari”, u shpreh mjeku që e operoi.
