Akuza për mjekim të pakujdesshëm. Falsifikimi nxjerr të pafajshëm doktorin

Gazeta Dita

“Fiks Fare” denoncon një skandal në shëndetësi, pikërisht falsifikimin e një akti ekspertimi, që nxori të pafajshëm një doktor, që akuzohej për mjekim të pakujdesshëm.

Mjeku ortoped Pëllumb Karagjozi, në datën 25 janar  ishte pjesë e një grupi që vlerësuan gjendjen shëndetësore të pacientit Armir Rada. Por, në këtë datë, doktori ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkëshortja e doktorit, ia vërtetoi “Fiks Fare” këtë fakt. Kjo nuk e ka ndaluar doktor Pëllumbin që të “firmosë”, për çështjen ndaj ish-vartësit të tij dhe menjëherë me pas gjykata shpalli të pafajshëm doktorin Gjergj Çaushi, i cili akuzohej nga një pacient se i kishte lënë punton në këmbë.

Madje, në një bisedë mes doktorit dhe babait të pacientit, bisedë të regjistruar nga vetë doktori, ai i thoshte se “të jap 1 milionë”, për të mbyllur çështjen. 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *