Plagoset ish-kreu i SHIK-ut në Berat, dërgohet në spital: Më goditën sapo zbrita nga makina

Gazeta Dita

Persona të pa identifikuar dhe të maskuar kanë plagosur mbrëmjen e sotme ish – kreun e SHISH në Berat, Artan Dauti.

Ai mësohet se është dhunuar me mjete të forta sapo ka dalë nga automjeti i tij, pranë rrugicës së shtëpisë.

Paraprakisht mësohet se 48 – vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Dauti kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në vendlindje nga Italia, ku edhe jeton prej vitesh.

Ai ka mbajtur detyrën e kreut të SHISH në vitet 1993 – 1996.

Ndërkohë zbardhet dëshmia që Dauti ka dhënë për policinë, ndërsa po dilte nga makina që e kishte parkuar poshtë banesës së tij dy persona e kanë qëlluar me mjete të forta.

“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, – ka thënë ai në dëshminë e parë për policinë nga shtrati i spitalit ku ndodhet pas sulmit fizik.

Share This Article
1 Comment
  • Qenka nga ata plehrat e Gazidedes qe i kane lyer duart me gjak deri ne bryl, paska espe “lalai” per te lare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *