10 thënie që të huajt i kanë shkruar për shqiptarët

Leda Hysa

Maurico Druon, sekretar i akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë historia, dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit, Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë peizazhin më të mrekullueshëm në botë. Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaft vende të botës.”

Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve. Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

Henry Noel Brailsford: “Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Share This Article
3 Comments
  • Mentori Apollonise…(keshilltare i Ciceros) dikur me veshtrimin nga Deti Seemann, shkruante ;

    Un, ulesha ktu kemb mbi kemb,
    brrylin mbi gju mbeshtet, grushtin shtrenguar nen nofullen rreshtuar dhembe.
    Te gatshem te gelltisnin cdo dhimbje ne jet ,
    e mbronin me shpat krenarin ilire me gjakun qe i ka mbet.
    syt bojeqielli veshtruar larg detit pertej horizontit -laaarg shume larg ate Bote ,
    qe Un njeriu s’e ndryshova dot,
    i vetem .

  • Sot ky trashigim populli intrigohet me njimije e nji te zezat ndervedi.Arrijne ti kundervihen Skenderbeut.
    Rrafshojne permendoren e Skenderbeut ne Rrubik dhe vendosin permendoren e aventurierit,hajdutit,kriminelit,vrasesit te patriotve te ndershem te kombit,Zogun.Autori i keti kriminalizimit bariu i Vicidolit Berisha.
    Thaniet vlejne per te paret tone deri tek brezi i Rilindasve.Por jo per keto te sotmit e ne vecanti te periudhes se tranzicionit demokrati4arit.

  • I lutem redaksise se “Dites”, qe keto thenie tia dergoni gjithollogeve, Muqi, fevzo, Taririfa e gjithe te tjereve, qe te dine te shkretet prej nga vine, e rrine e lypin rrugeve.
    Faleminderit per kete permbledhje te mbrekullueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *