Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, priti sot në një takim homologun polak, Antonio Macierewic.
Pas takimit, dy zyrtarët kanë dalë në një konferencë, ku ministrja Xhaçka shprehu vlerësime për mbështetjen e Polonisë në rrugën drejt NATO dhe BE.
Ajo tha se në takim është diskutuar për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë.
“Vlerësime për mbështetjen e Polonisë në rrugën drejt NATO dhe BE. Biseduam për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. Me aktin normative të miratuar në Kuvend rritëm buxhetin për mbrojtjen. 400 mln lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017. Shtesa në buxhet për modernizimin e Forcave të Armatosura. Në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë”, tha Xhaçka.
Ndërkohë, ministri polak, Macierewic nderoi me medaljen “Polish Campaign Stars” dy nënkolonelë shqiptarë, Silvana Lahi dhe Dritan Muka, të cilët shërbyen në misionin në Afganistan, pranë personelit polak.

Qershia mbi torte e lajmit: Medalje per dy ikona te FA, Silvana bishtperdredhura qe ka ngritur shkallet e karrieres me “shpate” ne dore dhe Dritan pijaneci me faqet e kuqe…
Zonja Ministre e Mbrojtjes kjo qe thoni ju, per blerjen e Radarve per vezhdimin e hapsires ajrore ,eshte si barcaleta e gjahtarve .Dy gjahtar po diskutonin se ku do te shkonin per gja si dhe armatimi e paisjet qe do te perdornin .U hodh nje i tret dhe u kerkoje qe te shkonte dhe ai per gja .Ata e njihnin dhe i thane .Si do vish me ne kur ti ske arme gjahu .Pergjigjia :Skam arme por kam zagare .
Ju Z.Olta blini radar por ato qe zbulojne kush do ti ndjeki ose parandaloje shkeljet e hapsires ajrore!!!!!!!! .
znj.ministre eshte nje injorante,por te pakten dhe nje budalla do e kuptonte qe c na duhet radari primar qe kushton nje thes me leke kur s kemi aviona .