Protesta në Katalonjë, grevë masive në gjithë rajonin pas procesit të votimit

Gazeta Dita

Një grevë masive ka përfshirë të gjithë rajonin e Katalonjës këtë të martë duke bllokuar rrugët kryesore të qytetit. Kjo revoltë vjen si reagim ndaj dhunës së policisë spanjolle e cila tentoi të pengonte procesin e votimit të referendumit të Katalonjës. Sindikatat katalanase e kanë cilësuar këtë agresion si shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Si përgjigje ndaj dhunës së forcave të policisë spanjolle kundrejt popullit të katalunjës gjatë procesit të votimit, ka nisur sot një grevë që ka përfshirë gjithë rajonin. Pasi të gjitha sindikatat dhe shoqatat atje kanë bërë thirrje për tubim masiv, protestat pro-pavarësisë të Katalonjës bllokuan  rrugët kryesore. Janë krijuar rradhë të gjata kilometrike të automjeteve që kanë ndaluar nëpër rrugë.

Stacionet e metrove në Barcelonë janë mbyllur. Turma të mëdha njerëzish pro-pavarsisë së Katalonjës kanë mbushur rrugët e qytetit duke protestuar, pasi qindra persona u plagosën nga forcat e policisë spanjolle në referendumin e ndaluar të së dielës. Qarkullimi në gjashtë autostradat kryesore në vend është ndërprerë nga protesta.

Në këtë tubim janë përfshirë me mijëra studentë të cilët i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian që të ndërhyjë dhe të marrë një qëndrim ndaj dhunës së ushtruar nga policia, duke e konsideruar si të patolerueshme.

Ndërkohë sektori dhe trasnsporti publik kanë ndalur shërbimet bazë, si përgjigje ndaj thirrjeve për grevë masive nga shoqatat dhe grupet pro-pavarësi të Katalonjës.

Share This Article
1 Comment
  • Kjo eshte Spanja Mbreterore bashke me BE qe mbrojne “Demokracine” brenda kornizave qe duan ata dhe jo per qytetaret.
    Tani te perballen me urraganin popullor, boll kane duruar Katalanasit, shkeputja nga Spanja eshte e pashmangeshme.
    T’u rroje mbreti dhe mbreteresha, ti kerkojne ndihme gjatovillos dhe kaqolit ne Tiran,e Princ Lekes dhe Princesesh Zaharia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *