Si thua ti, Dine, – a te martohem unë?

anazapta

Me ne fund u gjet vega. E gjeten idhtaret berishiste dhe hovshem perpallen: “PD-ja humbi nga arroganca e qeveritareve”…..Cinizmi eshte perpjekia e shemtuar e nje individi apo nje grupi individesh per te mbuluar nje te vertete. Edhe idhtaret cinike edhe ciniku Berisha e dine qe vota popullore e 23-qershorit, nuk ishte nje vote aq kunder PD-se e qeverise, se sa kunder Berishes e berishizmit si teori (mendesi) e si praktike.

Mekati i tyre eshte se kane zbatuar ne praktike berishizmin me nje besnikeri prej skllavi, jo sipas ligjeve, por sipas kodit te familjes (berishizmit). Ndrysh dhe nuk mudeshin, dhe nuk u leverdiste. Mbreterit e ligj kene patur gjithmone keshilltare dhe oborrtare me te ligj se vete mbreti, perndryshe nuk plotesonin kushtet per te qendruar prane mbretit te lig. Perkunder idhtareve e keshilltareve cinike te berishizmit, historia na percjell shembullin e nje keshilltarit fisnik te Mbretit Zog, Dine Hoxhes.

Si thua ti, Dine,- a te martohem me Geraldinen?’ – e pyet Mbreti Zog. -Mire,- i thote D.Hoxha, -por mos harro edhe nje gje, ama : do martohesh, do te besh femij, femijet do te rriten dhe pastaj dote kerkojne dajat. Asnje fjale e diskutim me teper. Me kaq ata dy burra u morren vesh dhe pranuan njeri-tjetrin. Quajeni naive, po te doni,kete keshille. Tani, ne harkun e 73-viteve, une e quaj profetike. Ne po jetojme profecine e Dine Hoxhes.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *