Makina përplas kalimtarin në Kombinat, shoferi largohet me shpejtësi nga vendngjarja

Gazeta Dita

Aksident me një të plagosur është shënuar pak minuta më parë në Kombinat, ku një makinë ka përplasur kalimtarin dhe është larguar nga vendngjarja.

Nga të dhënat e para mësohet se automjeti ka përplasur një kalimtar në vendin e quajtur “Rruga e Qelqit” ku drejtuesi është larguar me shpejtësi duke lënë të plagosur një person.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa personi i plagosur është dërguar në spital.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *