Dëshmitari në dhomën ngjitur me terroristin e Las Vegasit përshkruan sulmin

Leda Hysa

Një burrë që thotë se ishte në dhomën ngjitur me atentatorin e Las Vegasit, ka përshkruar tmerrin e sulmit.

Brian Hodge, një producent koncertesh nga Australia, e përshkroi natën si “të tmerrshme” dhe “si një skenë filmi”, ndërsa vrapoi për t’i shpëtuar sulmit, që la më shumë se 50 njerëz të vdekur. Paddock, i cili kreu vetëvrasje, mendohet se po qëndronte në një dhomë në katin e 32-të, nga e cila qëlloi mbi turmën.

“Ishte tmerr, automatiku vazhdoi për 20 sekonda dhe më pas u ndal për pesë sekonda, pastaj rifilloi”, tha Hodge për The Age.

“U godit kaq shumë herë , nuk mund t’ua them sa të shtëna ishin. Një grua u përplas me mua e më tha se duhet të rikthehesh sepse dikush po qëllon. Kur shkuam në katin përdhes të kazinosë, aty mbretëronte kaosi”, tha ai.

Ai u fsheh në shkurre për orë të tëra deri kur mendoi që ishte i sigurt. “Mund të dëgjonim plumba që vërshëllenin dhe më pas dritat e helikopterëve mbi kokat tona.Isha shtrirë përtokë. Ishte si një skenë filmi. Atentatori ishte lart, ne as nuk e dinim saktësisht se ku. Nuk doja që askush ta dinte se ku ndodhesha, kështu që thjesht u mbështolla shuk dhe u fsheha. Ishte momenti më i tmerrshëm i jetës sime”.

Hodge kishte prenotuar dhomën 32314 të hotelit. Shumë raportime thonë se Paddock, vrasësi i Las Vegasit, ndodhej në dhomën ngjitur

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *