Dëmtohet Cikalleshi, humb ndeshjet me Spanjën dhe Italinë

DITA Online

Sokol Cikalleshi ka humbur ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë.

FSHF ka njoftuar përmes një postimi të bërë në profilin zyrtar në “Facebook” se lojtari është dëmtuar.

Për këtë, lojtari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Panucci në dy ndeshjet që do të luhen më 6 dhe 9 tetor.

Cikalleshi ka pësuar një dëmtim gjatë seancës së djeshme stërvitore. Pasi ka kryer rezonancën sot në një spital privat rezultoi se rikuperimi i tij kërkon deri në 3 javë kohë.

Lojtari do të niset nesër drejt klubit të tij për të filluar periudhën e rehabilitimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *