Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel qytetarëve që të mos pranojnë më asnjë kërkesë nga nëpunësit e shtetit për certifikata.
Duke folur nga një takim në qytetin e Fierit, Rama shpjegoi se kjo barrë tashmë u takon vetëm zyrtarëve, të cilët mjafton ta printojnë nga sistemi online.
“Sot faktikisht një sërë dokumentesh që janë shumë të kërkuar nga shteti për të dhënë shërbime, duke filluar nga certifikata e lindjes, janë hequr si barrë për njerëzit, edhe pse vazhdon inercia, vazhdon prodhimi i certifikatave dhe kërkesa për të ardhur në një zyra.
U bëj apel qytetarëve që ta refuzojnë këtë kërkesë. Çdo zyrë shteti që jep shërbim ka detyrimin që ta nxjerrë certifikatën drejtpërdrejtë dhe me lehtësi të madhe nga kompjuteri për këdo që vjen në sportel. Çdo zyrtari që të kërkon certifikatën duhet t’i thoni ndize kompjuterin e printoje ti dhe të mos paguajnë asnjë lek për certifikatë dhe të mos dalin nga zyra pa marrë shërbimin.
Me vendimin e qeverisë në mbledhje e parë e kemi hequr. Po kështu janë edhe një sërë dokumentesh të tjera që sot ua kemi lënë barrë zyrave të shtetit që ti nxjerrin nga kompjuterat. Nuk mbaron me kaq, kemi bërë një inventar të licencave dhe dokumenteve e vërtetimeve e letrave që u kërkohen njerëzve dhe gjatë këtij 100 ditëshi të parë do të bëjmë një reduktim drastik edhe të vetë numrit të tyre. Kjo do të lehtësojë shumë marrëdhëniet e njerëzve me shtetin”, tha Rama.
Kryeministri informoi se vetëm për marrjen e një certifikate ka rreth janë 4.5 milion kontakte në vit të qytetarëve me zyrat e shtetit. Sipas tij, kjo përbën një skandal të paimagjinueshëm.

Ja fut kot ky tani na kerkuan dy certifikata familjare tek sig.shoqerore per marrjen e kempit qe eshte vetjak duket sikur po tallen me ne
Pse keni punesuar keto lloj nepunesish ne shtet?
Po kur te therrasin rojet e sigurise apo policin privat keta zyrtaret e paafte si i behet puna shoku Mao i gjati?
A nuk eshte me e lehte qe ti heqesh nga puna ata qe serine apo druaj te bejne punen?
Harxhove 5 vite duke treguar barsaleta dhe duke mos bere asnje lek pune, tani je bere vete barsaleta.
Mjere ai vend dhe mjere ai popull cfare kllounesh hajduto-kriminelo-tradhetare ka pasur dhe ka ne drejtim pergjate nje shekulli.
I mjeri JAK BOSTON per trute qe ke!…