Manchester United ndalon basketbollin për Paul Pogba

Gazeta Dita

Manchester United ka ndalur mesfushorin Paul Pogba që të luajë basketboll gjatë kohës së lirë, bën të ditur shtypi anglez. Klubi është i shqetësuar se fakti që Pogba luante thuajse çdo ditë basketboll gjatë verës mund të ketë ndikuar te dëmtimi që po kalon aktualisht 24-vjeçari, i cili nuk do të rikthehet në fushë para muajit nëntor.

“United ka kërkuar nga futbollisti i blerë për 100 milionë euro të mos luajë më basketboll sepse ky sport sjell rrezikun e tërheqjeve muskulore dhe streson ligamentet e gjurit apo kaviljes,” – shkruante “The Sun”.

Në këto kushte, Pogba duket se po merret me një sport tjetër, ose më saktë me një disiplinë krejtësisht ndryshe, artet marciale. Francezi ka postuar një fotografi në “Instagram” ku tregon veten duke vazhduar riaftësimin me anë që ai quan “stili i Bruce Lee”. Manchester United i ka fituar të pesë ndeshjet pa Pogba, teksa trajneri Jose Mourinho deklaroi:

“Pogba do të mungojë për një kohë të gjatë. Nuk e pres rikthimin e tij, as në stërvitje, gjatë muajit tetor. Ai është si Ibra dhe Rojo, aktualisht nuk bën pjesë në planet e mia.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *