Katalonja do të presë një prej njohjeve të para nga Kosova pasi të shpallë pavarësinë ditën e sotme. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” eurodeputeti katalunjas Josep Maria Terricabras.
Terricabras ka zbuluar se nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme për ta ndryshuar atë Katalonja do të shpallë pavarësinë e saj sot, duke jetësuar kështu vullnetin e mbi 90 për qind të qytetarëve, të cilët votuan në referendumin e së dielës.
Për ta bërë këtë ai ka thënë se janë të përgatitur edhe të vdesin. Megjithatë, ai ka shtuar se nuk beson që konflikti do të kalojë në luftë sikur në rastin e Kosovës.
“Ne nuk jemi ata të cilët kemi marrë armët në dorë, këtë po e bën pala tjetër, qeveria spanjolle. Ata po na rrahin, mbase edhe do të vrasin disa prej nesh. Mirëpo nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë, ne jemi paqësorë, andaj shpresoj që kjo do t’i hapë sytë e medieve dhe shumë shteteve të tjera që bashkësia ndërkombëtare më në fund të na mbrojë, sepse ne jemi viktima”, ka thënë Terricabas.
Të vetëdijshëm për atë që mund t’ju ndodhë nga qeveria spanjolle, megjithëse me jo shumë shpresë, Terricabras ka thënë se pret nga institucionet ndërkombëtare që t’i mbrojnë dhe të kenë një reagim.
Në fund Terricebras ka folur edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Ai ka thënë se do të jetë absolutisht dhe pa dyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

mire e keni ju mor byrazer dhe u lumte por cfare te beje Kosova e shkrete qe e telendisin me asocione, demarkacioni, ketej u be lufte per te qeruar serbin, ketej serbi ben presion akoma…
Kushtetutat funksionojne kur i mbron i gjithe populli!
Nuk ka qeveri qe mbron kushtetuten.Mbrojtjen e ushtron derisa populli nuk asht nxeh.Se mandej e merr ferra uraten.
Te mendojne bukurmire fuqit e medha qe na prezantojne sistemin demokratik.Katalonjasit e meritojne pavarsin.Nuk ka kushtetute qe del mbi popullin e Katalonjes.
Edhe ne kishim kushtetut.Bile R.Alia ia bani te ditun Shtrausit qe nuk mund ta shkelim kushtetuten.Por populli me 1990 nuk pyti per kushtetuten dhe ndryshoj sistemin me vullnetin e vet.
Pritje e drejtë!
Populli i Kosovës ia njeh dhe ia uron pavarësinë Katalonisë, por çfarë të bëjë Kosovë e shkretë me liderë qyqarë, të cilët nuk janë as për peng e as për dorëzanë!