VIDEO/ “Nuk i kam tana, a mun e shef”, arrestohet shkodrani pas tentativës për të korruptuar policin

Gazeta Dita

Një i ri është vënë në pranga pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë rrugore me një shumë prej 2 mijë lekësh të rinj.

Shtetasi  A.C  po drejtonte mjetin  e tij tip “Benz” në mungesë dokumentacioni  në vendin e quajtur lagja “Perash” tek sheshi “Isa Boletini”, Shkodër.

Ai pas ndalimit nga policia ka futur kartëmonedhën  në brendësi të dokumenteve që dispononte për të korruptuar uniformat blu.

Dialogu mes shoferit dhe  policit: 

Shoferi: Nuk i kam tana letrat. Kolaudimin nuk kam mujt me e kalu. A mun e shef vet nji kët, në qoftë se s’t’vjen keq?

Polici: Çfarë janë këto? Pse e korrupton punonjësin e policisë?

Shoferi: Nuk jam t’uj korruptu kërkan.

Polici: Hiqi çelësat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *