Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen si dy futbollistët më të mirë të botës, mes më të mirëve në të gjithë historinë e futbollit. Për ta flasin faktet, golat, paraqitjet e jashtëzakonshme, trofetë e fituar me skuadrat respektive, Topat e Artë. Por , sipas ish-sulmuesit brazilian Romario, ai mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
“Për sa i takon numrit të golave, unë jam shumë më mirë. Është e vërtetë se ata kanë karakteristika të ndryshme nga unë dhe sot janë më të mirë të botë, bashkë me Neymar.
Kanë fituar shumë tituj dhe Topa të Artë. Por duke lënë mënjanë modestinë, mund të them se unë mbetem më i miri në zonën e rreptësisë. Nuk do të arrijnë kurrë të shënojnë sa kam shënuar unë”, ka thënë legjenda e futbollit brazilian për “Globesporte”.
“Në futbollin e sotëm është shumë e vështirë të arrihen shifra të caktuara, – ka vazhduar Romario, i cili ka realizuar 1003 gola në karrierë, duke përfshirë edhe miqësoret. – Si Messi, ashtu edhe Ronaldo janë më shumë se 30 vjeç, besoj se nuk do t’ia dalin”.
