Pas masakrës, presidenti Trump viziton Las Vegasin: Është trishtuese…

Gazeta Dita

Presidenti Donald Trump, ka mbërritur në Las Vegas, për të  ngushëllëlluar,  qytetarët pas sulmit më të madh të ndodhur ndonjëherë në SHBA.

Presidenti dhe zonja e parë, Meladia Trump, së bashku me sherifin, Joseph Lombardo kanë vizituar një spital lokal ku ndodheshin të lënduarit gjithashtu  kishin planifikuar të vizitonin edhe familjarët e viktimave.

“Është trishtuese. Ne do t’i respektojmë dhe vizitojmë policinë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, për një kohë shumë të shkurtër”, ka thënë Trump para gazetarëve.

Kjo është hera e parë që Trump po përballet drejtpërdrejtë me pasojat e të shtënave vdekjeprurëse në SHBA, që si pasojë kanë vrarë qindra persona në vitet e fundit.

Autori i tragjedisë, Stephen Paddock, 64-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të turmës, në një koncert në Las Vegas.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *