Guardiola, i magjepsur nga mesfushori i Serie A

Gazeta Dita

Një nga lojtarët më interesantë të këtij fillim sezoni të Serie A është Lorenzo Pellegrini. Mesfushori i Roma-s ka treguar sa i rëndësishëm është për ekipin e Eusebio Di Francesco-s në ndeshjen e luajtur në “San Siro” kundër Milan. Futbollisti roman ka fituar besimin e trajnerit, i cili e ka ndihmuar të rritet në dy sezonet e fundit.

Ky lojtar i datëlindjes 1996-të është kthyer në shtëpi këtë verë dhe për të janë interesuar shumë skuadra. Klubi verdhekuq ka rimarrë talentin nga Sassuolo për 10 milionë euro dhe nuk ka ndërmend ta humbasë dhe në kontratën e tij ka përfshirë një kaluzolë 25 milionë euro për prishjen e kontratës.

Manchester City e ndjek nga afër rritjen e mesfushorit roman dhe një zbulues talentesh i “Qytetarëve” ka qenë në tribunë në ndeshjen e luajtura nga Roma kundër Verona-s. Pellegrini ka bindur dhe do të vazhdojë të ndiqet nga klubi britanik:

Pep Guardiola kërkon të thellojë njohuritë e tij mbi lojtarin e verdhekuqve dhe të kuptojë se si mund ta përshtatë atë në futbollin e tij. Pelegrini ka luajtur 6 ndeshje në këtë sezon, mes kampionatit dhe Champions League, duke regjistruar 3 asiste. Mesfushori i Roma-s ka një vizion shumë të mirë loje dhe është shumë i shpejtë, pavarësisht gjatësisë 1.86 m.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *