“Nuk mendojmë se është asnjëri më i denjë”…

anazapta
gazeta dita cover

Gazeta “DITA” sjell sot në vëmendje të lexuesve një tekst të pazakontë, për natyrën e një gazete të përditshme. Është një tekst i marrë nga libri i shkrimtarit dhe studiuesit të njohur Simon Sebag Montefiore, veprën e të cilit, “Stalini, në oborrin e carit të kuq” e gjejmë të përkthyer edhe në shqip, falë shtëpisë botuese “55”, e drejtuar nga Fahri Balliu.  Ky tekst i pazakontë për Stalinin dikur në Rusi, vjen pas një ngjarje të pazakontë, madje unike për sa i takon Berishës dhe Partisë Demokratike, sot në Shqipëri. Për herë të parë në 20 vite Berisha pranon të dorëzojë pushtetin dhe pranon se  është mundur me vota. Ka humbur zgjedhjet në vitin 1997, por akuzoi “revolucionin e kuq komunist” për përmbysje dhe nuk pranoi kurrë që humbi me vota. Humbi zgjedhjet në vitin 2001, por u kundërpërgjigj me “Dushkun” dhe tjetërsimin e vjedhjen e votave të partisë së tij. E kështu mbijetoi…deri më 23 qershor të këtij viti, kur rezultatet e nxorën humbës total, rezultatet e përballën me një disfatë të paimagjinueshme për askënd.

Ndaj dhe për herë të parë ne kemi parë Berishën që nuk ka më ç’ti bëjë disfatës dhe del e pranon atë. Por ky rast unik, ka dhe një rrjedhojë tjetër jo më pak të rëndësishme. Përball Partinë Demokratike me humbjen. Ne asnjëherë më parë nuk kemi pasur shansin të shohim këtë parti, se si reagon ajo përballë një disfate që nuk lë shteg për justifikime, përballë një plebishiti, përballë një refuzimi mbarëpopullor ndaj saj, ndaj saj dhe ndaj liderit të saj fuqiplotë.

 Në përpjekje për të kuptuar, gjetëm disa ngjashmëri të çuditshme mes mënyrës se si reagoi Stalini ndaj partisë dhe partia ndaj Stalinit kur po humbnin Kremlinin.

Në këtë pikë është e domosdoshme të bëhet një sqarim i rëndësishëm. Askush nuk po heq paralele mes Stalinit dhe Berishës, si staturë politike kombëtare e ndërkombëtare apo si rol vendimmarrësi. Aspak. Nuk kanë lidhje. Aq më pak mund të vlejë krahasimi sa i takon prejardhjes së disfatës. Nëse për të lëkundur themelet e klikës Staliniane duhej revanshi “Barbarosa” i Hitlerit, për të lëkundur themelet e Berishës në parti, sigurisht që nuk kërkohet kaq shumë. Për më tepër, e para është situatë pushtimi, e dyta situatë çlirimi. Në shqyrtim është vetëm marrëdhënia e të dyve me rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve politikë dhe partiakë në momentet e një disfate të thellë. Në analogji shtrohet vetëm raporti i liderit me partinë, filozofia e organizimit partiak. Këtu gjejmë dhe ngjashmëritë, të përbashkëtat.  Mes të përbashkëtave spikatin sidomos dy elementë.

1. Pasi u pa qartë se Partia Demokratike po humbte të gjitha qendrat kryesore, madje dhe bastionet e veta dhe kur rezultati veç thellohej, duke afruar gjithnjë e më shumë disfatën totale, u vu re një izolim dy ditor i Berishës. Askush nuk e dinte ku ndodhej Berisha, askush nuk kishte guximin të komunikonte “pa leje” me të në ato momente të vështira politike dhe psikike gjithashtu.

2. Pasi Berisha u shfaq, i gjithë rrethi vicioz i drejtuesve të PD-së, nxituan të mbështetnin “Liderin”, ta përkrahnin atë, madje dhe ta falënderonin e ta quanin veten me fat, që ishte pikërisht Ai, dhe jo ndonjë tjetër, që i udhëhoqi drejt kësaj beteje katastrofike.

Ndonëse “Lideri” kishte neglizhuar dhe shpërfillur prej vitesh sinjalet e një “invazioni të opozitës” si pasojë e një disfate, i gjithë rrethi i bashkëpunëtorëve të liderit, porsa e pa disfatën te dera, iu bashkua liderit edhe me më shumë fanatizëm.

Të dyja këto simptoma të reagimit të drejtuesve të PD-së në raport me Berishën, pas disfatës totale,  i gjejmë analoge, çuditërisht  tejet të ngjashme në reagimin e Stalinit ndaj Politbyrosë dhe anasjelltas në momentet e vështira të disfatës.

Ngjashmëritë, në thelb shprehin strukturën dhe filozofinë mbi të cilën është ndërtuar PD-ja. Stilin bolshevik, stilin e Njëshit të gjithëpushtetshëm, për të cilin drejtuesit mallëngjehen, lotojnë dhe shkruajnë poezi sot, siç bënin dekada më parë krerët bolshevikë në Moskë përreth Stalinit.

Sot PD-ja ka shpallur nismën e saj të “riorganizimit” dhe hapjes së procesit të zgjedhjeve, çuditërisht njësoj siç bënë bolshevikët në Moskë dikur, duke ia lënë “Mbretit lakuriq” ta drejtonte me “largpamësi” këtë ri-organizim. Partia Demokratike shfaq simptoma kaq të forta bolshevizmi në strukturë, organizim dhe filozofi dhe nga ana tjetër premton një garë të hapur e demokratike. Me kërshëri po presim ta shohim “demokracinë” në javët në vijim. Nëse ia dalin, atëherë mund të themi që ja kanë kaluar dhe Stalinit!

****

 

“Kush do ta drejtojë këtë?”, – pyeti Stalini. “Ti shoku Stalin”, – iu përgjigjën njëzëri…

 

Më 28 qershor, gjermanët, që ishin futur rreth 500 kilometra në territorin sovjetik, mbyllën kufirin duke rrethuar 400 mijë trupa (kështu pushtuan Minskun, kryeqytetin e Bjellorusisë). Ndërsa fragmentet e lajmeve  arrinin në Këndin e Vogël, në një sesion të gjatë, të filluar në mes të pasdites dhe të përfunduar në orën 02:40 të natës, Stalini tashmë e kishte humbur fare. Pas disa orësh gjumë, shkoi në komisariatin e Mbrojtjes për të marrë vesh më shumë, me sa duket, i shoqëruar nga Molotovi, Malenkovi dhe Budjoni. Rënia e Minskut  kishte hapur rrugën  e Smolenskut dhe Moskës, por disfata ishte e tillë që akoma dhe njëherë, Timoshenko  humbi kontaktin me armatat. Kjo e tërboi Stalinin, që u kthye në Këndin e Vogël në 19:35. Ndërsa Timoshenko dhe Zhukovi ecnin lart e poshtë me lajme gjithmonë e më të këqija, arritën Beria dhe Mikojani, që u bashkuan me shokët në një Politbyro urgjence. Pas mesnate, Stalini thirri Timoshenkon për të pasur lajme konkrete nga Bjellorusia. Nuk kishte. Poskriobishevi dhe Çadajevi shikonin Stalinin, Molotovin dhe Berian që ngjiteshin në “Pacard”-et e parkuara jashtë.

“Është e qartë që gjermanët kanë pushtuar Minskun”, tha Poskriobishevi. Pas disa minutash, ndaluan tek komisariati i Mbrojtjes. Stalini i çoi njerëzit e tij tek zyra e Timoshenkos dhe njoftoi se donte të informohej personalisht për njoftimet, që arrinin nga fronti. Zhukovi po bëhej gati të ikte, por Timoshenko i bëri shenjë të qëndronte. Të pestë u mblodhën rreth hartës së operacioneve.

“Çfarë po ndodh në Minsk?”, – pyeti Stalini.

“Nuk jam ende të bëj raport”, – iu përgjigj Timoshenko.

“Është  detyra jote të njohësh mirë faktet në çdo moment dhe të na njoftosh”, – tha Stalini. Në këtë moment vetëm frika mund të të pengojë të thuash të vërtetën. Në këtë pikë, Zhukovi  i patrembur, ndërhyri me rreptësi: “Shoku Stalin, a kemi lejë të vazhdojmë punën tonë?”.

“A mos po të pengojmë?”, – iu skërmit Beria, që mesa dukej, kishte mbetur i trullosur, duke dëgjuar dikë që i drejtohej Stalinit me një ton të këtillë. Në këtë pikë, mbledhja degjeneroi në një grindje mes Zhukovit dhe Berias, ndërsa Stalini në mes, bëhej gjithmonë e më i tërbuar.

“E dini që situata është kritike në të gjithë frontet. Komandantët në fushë presin instruksione dhe është mirë që për këtë të merremi ne vetëm”, – iu përgjigj Zhukovi.

“Edhe ne jemi të aftë të japim urdhra”, – iu përgjigj Beria.

“Në qoftë se është kjo ajo që mendoni, bëjeni”, ia priti Zhukovi.

“Po ta kërkojë partia do ta bëjmë”.

“Atëherë prisni që t’ua kërkojë. Kështu siç janë punët, detyra na është ngarkuar neve. Zhukovi iu drejtua Stalinit: “Më fal po flas hapur, shoku Stalin, sigurisht do të gjejmë një zgjidhje. Mandej do të vijmë në Kremlin për të paraqitur raportin”. Fjalët e Zhukovit kishin kuptimin që gjeneralët ishin më kompetentë se politbyroja. Stalini, që deri në atë moment kishte mbetur në heshtje, nuk arriti më të përmbante zemërimin e vetë: “Po bën një gabim trashanik duke kërkuar që të heqësh një vijë ndarëse mes Jush dhe Nesh. Të gjithë duhet të mendojmë se si të ndihmojmë frontin”. Stalini siç tregoi Mikojani, në atë pikë “shpërtheu”: “Po çfarë shtabi i përgjithshëm, kush është ky shef i shtatmadhorisë, i cili që nga dita e parë e luftës, humbet lidhjet me trupat e veta, nuk përfaqëson askënd dhe nuk komandon askënd?”.

Nën furinë e këtij sulmi, Zhukovi u shemb dhe shpërtheu në lot duke dënesur si grua, mandej “vrapoi në një dhomë tjetër”. Molotovi e ndoqi. Një nga bolshevikët më të ashpër, ngushëlloi një nga ushtarakët më rigorozë ose makar i vuri një dorë mbi supe…Pas pesë minutash, ky çift absurd u kthye. Zhukovi ishte ‘i qetë, por i kishte sytë të lagur’. “Ishim të gjithë të ligështuar”, – pohon Mikojani në kujtimet e veta. Stalini propozoi që të dërgonin Voroshillovin apo ndonjë tjetër, që të merrte kontakt me frontin bjellorus. “Stalini ishte i dërrmuar”. Pastaj pa shokët në sy.

“Kështu pra”,- tha Stalini, “të lemë që, së pari të vendosin mes njëri-tjetrit se çfarë të bëjnë. Shkojmë shokë”, – dhe doli nga zyra. Ndërsa hipnin në makinat e parkuara jashtë, Stalini shqiptoi të parat fjalë të sinqerta që nga fillimi i luftës: “ Gjithçka ka humbur. Unë tërhiqem. Lenini ka themeluar shtetin tonë dhe ne e dhjemë atë”. Ndërsa ktheheshin për në Kuntzevo, Stalini gjithë kohën mallkoi. “Lenini na ka lënë një trashëgimi të madhe dhe ne, trashëgimtarët e tij e kemi rrënuar…”Edhe pse kishin arritur në destinacion, Molotovi kujton se e kishte dëgjuar duke mallkuar. “Dhe ne e kemi dhjerë!”. “Me këtë ‘ne’ kishte ndërmend t’i përfshinte të gjithë”.

Stalini tha se nuk mund të ishte më shefi i Shtetit. Dha dorëheqjen.

Në Kuntzevo, Molotovi kërkoi t’i “ngrejë moralin”. E lanë Stalinin në daçan e tij, zemërlëshuar dhe me humor të keq.

Mikojani nuk i dha rëndësi këtij reagimi. Gjatë rrugës së kthimit, diskutoi për këtë me Molotovin, i cili nuk i pëlqente, por të cilit i besonte: të dy e njihnin mirë Stalinin. “Ishim të goditur nga deklarata e Stalinit. Çfarë donte të thoshte me fjalët ‘se gjithçka kishte humbur në mënyrë të pandreqshme?’. Mendonim se atë e kishte thënë për efekt”, – kujton Mikojani. Kishin arsye të besonin që Stalini po luante dhe pak teatër, por është dhe e vërtetë, sepse siç tha dhe Molotovi: “Edhe ai ishte një qenie njerëzore në fund të fundit”. Rënia e Minskut e pështjelloi Stalinin, që kishte humbur fytyrën përpara shokëve dhe gjeneralëve. Ishte kriza më e rëndë në gjithë karrierën e tij.  Ditën tjetër zbuluan se Stalini kishte dashur vetëm “të bëjë efekt”.  Në mesditë, ora në të cilën Stalini e kishte zakon  të shkonte në Kremlin, nuk e pa askush. Dhe nuk u bë i gjallë as edhe më vonë. Boshllëku në pushtet ishte i prekshëm: mungesa e titanit që, me maratonën e 14 orëve vendoste për çdo detaj minimal, po ndihej gjithmonë e më shumë. Kur telefoni i Stalinit ra, u përgjigj Poskriobishevi.

“Shoku Stalin nuk është këtu dhe unë nuk e di se kur do të kthehet”. Kur Mehlisi provoi të merrte Stalinin në Kuntzevo, nuk pati asnjë përgjigje. “Nuk kuptoj më asgjë”, – tha Poskrebishevi. Në fund të ditës, shefi i kabinetit të Stalinit po thoshte: “Shoku Stalin nuk është këtu dhe nuk ka të ngjarë që të kthehet”.

“Ka shkuar në front?”,- pyeti i riu Çadajev.

“Përsëri vazhdon të më mërzitësh? Të thashë tashmë që nuk është këtu dhe se nuk do të kthehet”.

Stalini ishte izoluar nga të gjithë dhe nuk përgjigjej në telefon. Molotovi i tha Mikojanit dhe të tjerëve që “Stalini në dy ditët e fundit, kishte rënë në një gjendje të këtillë ligështimi, sa që nuk interesohej për asgjë, nuk reagonte asnjë shpirt iniciative dhe ishte me humor të keq”. Stalini nuk arrinte të flinte. Nuk merrte mundimin as të zhvishej, duke u kufizuar vetëm me ardhjen rrotull daças. Në një moment hapi derën e rojes personale, ku gjenerali i divizionit, Rumjacev, qëndroi gatitu, por Stalini nuk tha asnjë fjalë dhe u mjaftua duke u kthyer në dhomën e tij. Më vonë i tha Poskrebishevit se ndjente një të hidhur në gojë. Megjithatë, Stalini kishte lexuar shumë libra të historisë: e dinte se dhe Ivani i Tmerrshëm, “mësuesi” i tij, kishte lënë pushtetin për të vënë në provë besnikërie bojarët e vetë. Bojarët sovjetikë ishin trembur, por më ekspertët nuhasnin rrezikun. Molotovi qe mjaft i kujdesshëm që të mos firmoste asnjë dokument. Ndërsa gjermanët përparonin, qeveria mbeti e paralizuar për dy ditë të tëra.

“Nuk e ke idenë se çfarë po ndodh këtu”, – i tha Malenkovi Krushovit.

Mbrëmjen e 30 qershorit, Çadajevi u kthye në zyrë që ti firmoste Stalini një dokument, por nuk kishte asnjë gjurmë të kryeministrit: “Nuk është parë as dje”.

“Jo, nuk është parë asdje”, – pohoi Poskrebishevi, pa asnjë gjurmë sarkazme në zë. Duhej bërë diçka. Drejtuesi i ri, Voznesenski, u paraqit tek skrivania e Poskrebishevit, si gjithë të tjerët. Kur Çadajevi i kërkoi të firmoste dokumentet, Voznesenski refuzoi dhe i telefonoi Stalinit, por “nga daça nuk u përgjigj askush”. Kështu i telefonoi Molotovit në katin më sipër dhe ai i propozoi që të takoheshin më vonë, pa përmendur faktin se ishte mbyllur në zyrë me Berian, Malenkovin dhe Voroshillovin, për të vendosur se çfarë do të bënin. Në këtë pikë, dinamiku Beria ideoi një kabinet të ri lufte, një Politbyro speciale me një numër të kufizuar anëtarësh dhe fuqi të mëdha: të kryesuar nga Stalini, po qe se ky do të pranonte, do të përfshinte Molotovin, Voroshillovin, Malenkovin, si dhe vetë Berian. Përjashtimi i shumë udhëheqësve, përbënte një triumf për Berian dhe Malenkovin, që nuk ishin as dhe anëtarë efektivë të Politbyrosë.

Pasi kishin marrë këtë vendim, Molotovi thirri Mikojanin, që po fliste me Voznesenskin dhe Politbyroja u grumbullua. Udhëheqësit nuk kishin qenë kurrë kaq të fuqishëm. Këto manovra qenë shumë të ngjashme me intrigat, që do të kurdiseshin pas goditjes së damllasë së Stalinit pas dymbëdhjetë vjetësh, sepse kjo qe e vetmja mundësi e vërtetë, që kishin për të shfronësuar udhëheqësin e tyre, që nga koha që ishte bërë i njohur, testamenti inkriminues i Leninit, gati njëzet vjetë më parë. Molotovi u tregoi të tjerëve, shembjen nervore të Stalinit, por Mikojani iu përgjigj se, edhe pse Vozhdi(Stalini) nuk ishte në gjendje të vepronte “vetë emri i Stalinit ishte një forcë e madhepër të ngritur moralin e popullit”. Megjithatë, kapadaiu Voznesenski, bëri atë që, në fund, do të rezultonte një gabim fatal për të: “Vjeçesllav”, – thirri ai me zë të lartë, duke iu drejtuar Molotovit. “Ec përpara dhe ne do të ndjekim”. Prej këtij propozimi të tmerrshëm, Molotovi duhej të ishte zbehur: mandej u kthye nga Beria, që propozoi Komitetin e vetë shtetëror të Mbrojtjes. Vendosën të shkojnë në Kuntzevo.

Kur arritën, u futën me kujdes në daçan e errët, me ngjyrat e saj në të gjelbër të mbyllur, të fshehur mes pishave: u shoqëruan në sallën e vogël të ngrënies. Atje, ndenjur nervoz mbi një poltron, gjetën një Stalin “më të dobët, me pamje të lodhur, të zymtë”.

Kur pa të hyjnë shtatë anëtarët e Politbyrosë, Stalini “mbeti i ngurosur”. Një version i episodit është i mendimit se Stalini i priti me llogje të tjera me ton të mbyllur: “Lenini i madh nuk është më. Sikur vetëm të na shikonte tani. Sikur vetëm të shikonte se kujt ia ka besuar fatin e Partisë. Më kanë përmbytur letrat nga populli sovjetik, që me të drejtë na qorton. Ndoshta dikujt prej jush nuk do të mos i pëlqente të hidhte fajin mbi mua”.

Pastaj i vështroi një e nga një dhe pyeti: “Përse jeni këtu?”.

Stalini dukej i “alarmuar kishte diçka të habitshme”, – kujton Mikojani dhe pse pyetja e tij ishte e çuditshme. Në të vërtetë duhej të ishte ai që të na thërriste. Nuk kisha dyshim: ishte i bindur se kishim ardhur për ta arrestuar”.  Beria vrojtoi me vëmendje fytyrën e Stalinit: “Ishte e qartë”, – i tha më vonë së shoqes, “që Stalini priste t’i ndodhte diçka, madje më të keqen”.

Edhe drejtuesit ishin trembur: më pas Beria përqeshi Mikojanin, që ishte fshehur pas të tjerëve. Molotovi që ishte më i moshuari dhe më i ekspozuari ndaj hakmarrjes së Stalinit, bëri një hap përpara: “Faleminderit për çiltërsinë tënde”, – i tha Molotovi, por po të them këtu dhe tani se sikur ndonjë idiot të më kërkonte të më vinte kundër teje, do ta çoja në djall. Jemi këtu për të të kërkuar që të kthehesh në punë”.

“E kuptoj, por mendohuni”, – u përgjigj Stalini. “A do të jem akoma në lartësinë e shpresave të popullit? A do të di të drejtoj vendin në fitoren përfundimtare? Ndoshta ka kandidatë më të denjë”.

“Besoj se shpreh mendimin e të gjithëve”, – ndërhyri Voroshillovi. “Nuk mendoj se është asnjëri më i denjë”

“Pravilno, Tamam”, përsëritën udhëheqësit. Molotovi i tha Stalinit, që Malenkovi dhe Beria, propozonin që të krijohej një Komitet Shtetëror i Mbrojtjes.

“Kush do ta drejtojë këtë?”, – pyeti Stalini.

“Ti shoku Stalin”, – iu përgjigjën njëzëri. Lehtësimi i Stalinit ishte i dukshëm. “Tensioni u zhduk nga fytyra e tij, megjithatë mbeti i heshtur për disa minuta. Mandej tha : “Në rregull…”. Beria bëri përpara duke shpjeguar: “Ti, shoku Stalin do të jesh Shefi”. Pastaj lexoi emrat e të tjerëve.

 

© Shtëpia botuese “55”

Share This Article
21 Comments
  • Gabim!
    Saliu yne eshte nje sharlatani pështire!
    Stalini per kohen e vet ishte nje burre shteti i vleresuar edhe nga udheheqsit perendimore bashkohes!
    Stalini ishte nje O r g a n i z a t o r, qe rralle ja gjen nje tjeter udheheqes per ta krahasuar!
    Saliu yne eshte Babai dhe Nena e K a o s i t !
    Nje P o p u l i s t Aventurier !
    Bota perparimtare i njeh Stalinit meriten e pamohushme qe ne krye te popujve sovjetik theu hordhit fashiste te Hitlerit me nje strategji te rralle.
    Sigurisht , i gjykuar per kohen e vet, Stalini beri plot gabime, sidomos me ashpersine e tij ndaj kulakve dhe sektarizmin e zbatimit te parimit famkeq te luftes se klasave.
    Brutaliteti i tij ne asgjesimin e kundershtareve, eshte denuar nga mbare bota perparimtare.
    E vetmja pike ku Saliu yne ngjan me Stalinin eshte brutaliteti prej bajraktari dhe….
    ….krehja e flokeve….
    Kush e krahason Bacen tone Sharlatan Donkishot me Stalinin, nuk eshte i sakte.
    Sharlatani yne kopjoi shume metoda fashiste dhe praktika enveriste.
    Por ai mund te krahasohet me Stalin Elefantin aq sa mund te krahasohet Kali me Mizen ne b…thë te Kalit.

  • Jam i nje mendje me z.N.vjosa, z “autor”! J.Stalin, ishte dhe mbeti nje diktator, si dhe shume te tjere. por asnje lloj argumenti, perpos ca germave te mbiemrit te tij me emrin e ketij sharlatani qe shkaterroi dinjtetin e nje populli, nuk mund te veje perballe nje kolos te Luftes se Dyte Boterore, qofte dhe figurativisht, qe drejtoi shkaterrimin e makines, historikisht me te urryer te popujve te botes, nazizmit hitlerian, me nje cub shpellar dhe liliput politik qe mbijetoi si diktator demagog, fale injorances dhe lumpenit qe organizoi ne falanga mbrojtese dhe mesymese kunder popullit te tij.- FS.

    • e more cfar bretkose me elefant.. Te dy muter jane. Cdo njeri qe vret popullin e vet nje mut eshte me tjetrin qe ben te njejten gje… Ky qelbesira jone dhe ai qelbesira e sovjetikeve apo ai qelbesira e gjermaneve dhe me rradhe, jane identike sepse vuajne te gjithe nga e njejta semundje psiqike. Historia dhe rrethanat e shoqerive perkatese na bejne ti shofim ndryshe

  • E, mbasi lexova dhe shkrimin, me duhet te jap nje mendim, natyrisht pa levizur asne germe nga ato qe kam thene me lart. Eshte nje tentative per te hequr paralele por jo me drejteza por me vija helikojdale. Shkrimtari dhe studiusi Simon Sebag Montefiore me librin e tij “Stalini, ne oborriin e carit te kuq”, nuk eshte as i pari dhe as i fundit ne morine e atyre qe kan shkruajtur volume librash apo skenare filmash, te bazuar mbi “dokumenta autentike”, apo ditare dhe kujtime te modelit te Nikita Hrushovit, apo Mikojanit dhe Brezhnievit, pasardhes te pushtetit stalinist pa Stalinin, per te denigruar luften heroike te popullit dhe ushtrise se kuqe te udhehequr nga Stalini dhe gjeneral Zhukovi, qe çuan ne rrethimin dhe goditjen vdekjeprures ne dyert e Moskes te divizioneve naziste, e cila ishte dhe fillimi i shkermmoqjes se ushtrise hitleriane. Eshte per te ardhur keq me synime tejet dashakeqese per te ulur dhe denigruar heronjte e luftes se dyte botrore si Zhukovi, deri ne ate fare idiotesie qe autori ne gojen e sharlatanit Mikojan e paraqet si qaraman. Perkthime te tilla jane te denja per sanço pançot e llojit Fahri Balliu, nje botues b.thelepires i shpellarit shqiptar. Gjithsesi, jam i bindur qe Sali Berisha e ka lexuar kete perkthim dhe eshte munduar te imitoje personazhin e ketij libri, por kurrsesi Stalinin e Madh.Shume -shume qe mund te thuhet per Saliun eshte duke imituar, por perseri si majmu i keq, veteizolimin e Mao Ce dunit gjate revolcionit kulturor kinez. Se mjaft nga keto kujtime, te ketyre ‘te medhenjeve” jo vetem te ish B.S , por dhe te aleateve te tij gjate luftes se dyte boterore, qe qendronin “gatitu” para Stalinit, ngjajne jo vetem me ate qe thone, trim mbas beteje, por dhe si kofini pas te vjelit. Biles, me thene te drejten kur dikush e pyeti kete shpellarin tone, nese mban ditar apo kujtime, ka thene nje gje prafersisht te sakte se nuk i pelqente nje gje e tille, se te gjithe ata qe shkruajn kujtime apo mbajne ditar ne te shumten e rasteve genjejne apo zbukurojne genjeshtrat e tyre.

  • Secili moster ka tipare dhe sjellje te motres tjeter ne rethana te caktuara. Dhe secili mbetet unik ne llojin e vet. Njesoj si vrasesit seriale.
    Berishet e vendeve te vogla, i kane idhuj Stalinet e vendeve te medha. Nuk eshte cudi te mesojne prej tyre. Por si te vegjel, i te medhenj te jene keta psikopate te hitorie, popujt i hedhin ne koshin e plehrave. Eshte vetem cehtje kohe. Disa e pesojne shume keq. Si Gedafi pershembull

  • pse te shkojme kaq larg para 70 vjet
    saliun e krahesoj me sllobodanin,me sadamin ,me ben aline me assadin
    ne vitin 2011 te vrasesh 4 njerez ne rruge me duar ne xhepa,dhe tu falesh detin grekerve vetem saliu mund ta bente

  • Berisha, si shërbëtori-uriahip i ngritur në detyrë prej ramizit, i ushqyer prej vitesh nga sigurimi, nuk ka si të jetë ndryshe nga ai që është dhe reflekton sot. Në se deri më sot pranojmë rrugëtimin e gjatë të karrierës së tij politike, e cila në fshehtësi ka filluar në kohën e monizmit, paralelja midis Stalinit dhe Berishës, mund të hiqet fare mirë për sa i takon “Kultit të individit”. Siç mund të hiqet fare mirë dhe me atë të Hitlerit. Tjetër gjë është paralelja midis “sjelljes dhe komplekseve” dhe tjetër gjë është paralelja midis Personalitetit të individëve në fjalë dhe çfarë përfaqësojnë ata. Natyrisht, nga përmasat individuale apo të vendeve që përfaqësojnë, as që mund të krahasohen dhe nuk ka asnjë pikë ku mund të takohen paralelet. Por kjo nuk do të thotë që meqë paske qenë diktator i një vendi kolos, ne ti njohim disa cilësi organizative apo strategjike dhe meqë qenke diktator i një vendi të vogël, ne vetëm të denigrojmë më shumë. Diktatorët të mbështjellë nga “Kulti i individit”, janë njëlloj si në Rusi, si në Gjermani, si në Shqipëri. Nga ana tjetër, çdo njeri është e kuptueshme, qoftë ky diktator, ka edhe anë pozitive si individ. Por kur përmasat e diktatorit, tejkalojnë ato të individit që në vetvete përfaqëson, atëhere gjithçka pozitive zbehet deri në venitje.
    Në këtë kuptim, do thosha se kopertina mund të interpretohet thjesht në kontekstin shqiptar. Nisur nga natyra malsore e Berishës, nga komplekset e tij si i ardhur nga zona të prapambetura, mbart gjatë gjithë kohës në personalitetin e tij, diçka hakmarrëse-sfiduese ndaj të tjerëve por edhe ndaj vetevetes. Ai dhe fantazia e tij, mbeten gjithnjë një ëndërr që nuk arrihet kurrë, veçse përpara një PASQYRE, ku ai pa asnjë pengesë reale, imagjinon se mund të jetë fare mirë një shëmbëlltyrë e një “Kolosi” që në jetën reale nuk mund ta arrijë dot. Por edhe vetë Berisha, e di fare mirë në koshiencën e tij, se ai nuk është dhe nuk do të jetë dot kurrë një Stalin, megjithëse ka huazuar fare mirë “Kultin e individit” të Stalinit.
    Gjithmonë njerëzit e vegjël, mundohen të imitojnë dhe harrojnë se origjinaliteti është ajo që bën diferencën, për më tepë tek një udhëheqës.

  • Te vjen per te qeshur qe krahasoni Berishen me Stalinin qe drejtonte Bashkimin Sovjetik…Berisha B…. ishte ne krye te nje grupi minorance ne Shqiperine e vogel.Mos i beni qejfin Saliuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuut, se i duket vetja ne permasat e Stalinit…
    Gjithesesi, ka nje analogji.Me vjen keq qe e pas perkthyer Bailliu i 55, ky sirrat mollaqe, sherbetor i denje i Berishes dhe Qeverise se tij, qe sikurse flitete ka lidhje me Gerdecin,,
    Ky surrat b…., gazetari i Zerit te Popullit ish komunisti i Enverit…ka perkthyer Stalinin per ta denigruar ate, por ustai i tij eshte sa nje qime…b e Stalinit, qe e ka pasur shume per zemer…
    Berisha? Nje malsor patriarkal, qe u erdhi hakut te gjitheve ne partine e tij, qe i vuri ne rrjesht qe nga Topalli,Patozi, Bode e kompani.. qe sot thone:”Jemi fatlume qe kemi punuar me Berishen”..
    Ata jane fatzinj, sepse neser bashke me Brishen ( sikurse e shqipton Topalli), do te perballen me ligjin per te gjitha zullumet qe kane bere ne kurriz te ketij populli te varfer…

  • Nje paralele e panevojshme. Stalini, Hitleri, Rusvelti, Çurçilli etj, me te mirat e te keqijat e tyre, me pozicionet pozitive apo negative ne histori, me demet apo te mirat qe ofruan, mbeten gjigande te historise boterore. Ata ishin njerez te medhej te lindur nga popuj te medhenj, drejtues te popujve te medhenj, dhe me vendimet e tyre vendosen fatet e sistemeve politike, por edhe te historise ne periudhen qe jetuan. Eshte e tepert dhe ofenduese per lexuesit e gazetes DITA te karahasosh bariun e dhive me ndonje figure te tille. Eshte njesoj si te krahasosh paditurine me diturine, driten me erresiren, begatine me varferine etj.
    Sidoqe u sollen te mesipermit, ata mbeten simbole te njerezimit per mire apo per keq.
    Ndersa ky bariu i dhive, ne kete vendin tone te vogel, te varfer e te rrenuar edhe per shkakun e tij, duhet te gjykohet, denohet e me pas te harrohet sa me shpejt si nje ender e keqe qe nuk duhet te perseritet me. Por edhe po e kujtuam ne do ta kujtojme ate si nje provincial te vogel e ordiner, nje zhuls qe mban ere po ti afrohesh, perfaqesuesi i pjeses me te pagdhendur nder shqipetaret, turpi i qeverisjes dhe drejtimit, katunari i shoqnise se ngushte qe zgerdhihet vend e pa vend. E plot, e plot te tjera te nivelit te te pegerave.

  • Saliu jone as qe mundet te krahasohet me Stalinin!
    Stalini dhe Hitleri bene nje politike qe edhe sot ngelet nje mister, ne historite e luftrave boterore?
    Megjithate quhen,qe te dy Diktatore!
    Saliu mundet tu pershtateshe shum mire Kosoves,por jo Shqiperise?
    Per Kosovaret esht shum i pershtatshem,sepse Kosovarve ju duhej nje diktator i tille,simbas Populizmit nacionalist Otoman!
    Saliu i ka te gjitha vetite e ketij Diktatori,ashtu sic kerkojne edhe Kosovaret?

  • Pershendetje te gjitheve.
    I lexova me shume vemendje sidomos te gjitha kritikat dhe verejtjet ne lidhje me ate qe ju e quani : “krahasimi i gabuar” mes Berishes dhe Stalinit. Si autor i artikullit me duhet te nenvizoj disa gjera.

    Jemi menduar gjate per botimin e ketij artikulli, pasi edhe ne kishim pikerisht kete problem, qe shumekush mund ta lexonte si nje “analogji te cmendur” mes dy personazheve, qe ne fakt per nga tiparet dhe vendi ne histori jane shume larg njeri tjetrit. Me pas vendosem te botohej artikulli, duke e shoqeruar me nje shenim sqarues, ku paraqitem dhe momentin dhe rrethanen SPECIFIKE te krahasimit.

    Jemi kujdesur qe ne shenimin sqarues ta bejme sa me qarte kete ndarje.

    Por mund te kishim marre dhe shembuj te tjere ilustrues, jo kaq te larget, madje dhe shembuj shqiptare te udheheqjes se Partise me dore te hekurt dhe Kultit Absolut te Liderit. Por zgjodhem Stalinin, kryesisht per keto arsye:

    1. Se pari sepse eshte pikerisht aty berthama nga ku lindi filozofia bolshevike e drejtimit me dore te hekurt te partise nga Lideri, duke e kthyer partine ne Religjon dhe Liderin ne Pejgamber. Kjo filozofi u shtri me pas ne te gjitha vendet e ish-bllokur komunist, perfshire dhe Shqiperine, secili vend me tiparet e veta. Kjo filozofi drejtimi nuk mund te zhbehej dhe aq lehte pasi ishte kthyer ne sistem dhe menyre te menduari. Ndaj dhe reflektohet ne “stil shqiptar” ne PD e gjetke si filozofi edhe ne vitin 2013.

    2. Objekt specifik ishte krahasimi i dy elementeve. 1). Analogjia qendron sidomos ne faktin se merret ne shqyrtim nje moment “vulnerabel” i Liderit, caste veshtiresie, krize te thelle dhe momente dramatike, qe shkojne teresisht kunder idese se skalitur ne mendjet e mbeshtetesve te Liderit se ai eshte i pathyeshem. Ketu ne krahasuam si reagoi lideri, si u mbyll ne vetvete dhe si shkeputi kontaktet me boten per ore te tera. 2). Si reagoi rrethi i bashkepunetoreve te Liderit, kur e gjeten heroin e tyre te pathyeshem ne momente disfate te thelle dhe hidherimi e pikellimi te atille.

    Vetem kaq kemi marre ne shqyrtim.

    As na “genjen mendja” se mund te heqim apo te bejme lemsh me njera tjetren keto 2 figura per te tjera ceshtje.

    Pra, nga ana jone ishte krahasimi i dy sjelljeve, i funksionimit te elites politike te 2 partive, ne momente delikate, duke i pare si tregues domethenes keto momente specifike, per te nxjerre ne pah strukturen dhe aftesine reaguese te partise ndaj ‘presionit te disfates”. Kjo ne Shqiperi dhe ne rastin e PD-se merr dhe nje vlere tjeter ne kushtet kur kjo parti premton nje proces demokratik ne vijim per riorganizimin e saj.

    Ndaj dhe pyetja shtrohet: Nga keta “besimtare te Berishes” qe lotojne mallengjehen dhe i shkruajne poezi, a mund te presim ndonje gare ne kuptimin e vertete te fjales?

    Edhe me pare gazeta DITA ka marre ne shqyrtim menyren e funksionimit te PD-se, duke nxjerre ne pah ngjashmeri te tjera me strukturat e Partive Komuniste. Kemi permendur “Sherbimin Informativ te Partise” si organ okult informacioni si dhe “Grupet e Zjarrit ne PD” si organ okult Force, te dyja nen kontrollin e rrepte te NJESHIT. Ky ehste nje tjeter element qe shton ngjashmerite e struktures se PD-se me organizimin ne stil bolshevik te nje skuadre politike.

    Kaq ishte.

    • Z. Edi Rama, kreu i PS, kur të çertifikohen zgjedhjet, në krye të herës duhet të falenderojë veçmas disa gazeta me në krye Dita dhe Tema, dhe televizionin Top Channel për opozitarizmin e vyer. Te falenderoj edhe elektoratin e djathtë që nuk votoi kësaj here PD-në me idenë e shpresës së rilindjes së kësaj partie dhe reformimit të brendshëm të saj, në mënyrë që një ditëz fjala e lirë dhe idealet e ditëve të para të qëndrojnë në frymën e saj.
      Përpos falenderimeve dhe mirënjohjes së kontributit të atyre opozitarëve apolitikë, por që deshën rotacionin, si vlerë të demokracisë, Rama dhe ekipi i tij kanë detyrë substanciale: ndërtimin e institucioneve ligjore. Menjëherë ai duhet të vërë në lëvizje organet e drejtësisë për arrestime në masë të celulave të krimit dhe gjithë atyre që cenuan votën e lirë, nga i pari deri te bishti i kavallit. Përndryshe, haram e pastë votën e atyre që u rrahën, masakruan e deri vdiqën për rotacionin politik në Shqipëri!
      Thirrja ime e fundit publike për kryeministrin e pritshëm të Shqipërisë: mos harro Gërdecin, 21 janarin dhe dhunimin që u është bërë dhjetëra qytetarëve përgjatë gjithë kësaj fushate!

  • Habjon nje prononcim i nevojshem. Ne pothuajse e kuptuam ate qe ti tentove te thoje mbi qellimin e krahasimit dhe te paraleles se perdorur ne shkrimin per te treguar gjendjen e rende ku ka rene bariu i dhive.
    Nuk kam per qellim te mbaj asnje ana ne te gjykuarit e gjetjes se perdorur ne shkrim qe eshte mirfilli linja komuniste, bolshevike dhe reminishencat e saj tek ish kryeministri yne, i rene tashme nga vakti.
    Çeshtja eshte qe shpesh gabojme, duke marre krahasime historike me ne qender te majten. Ne historine boterore ka plote raste, sidomos shekullin e kaluar, nga e majta ekstreme te qendrimeve e praktikave çnjerezore. Por nese do te shikojme historine e njerezimit kemi shembuj te pa numurt te perdorimit çnjerezor te pushtetit nga e djathta. Kjo eshte e thjeshte, e djathta ne shekuj ka qendruar me shume ne pushtet, dhe per rrjedhoje edhe bemat ne kete drejtim i ka me te medha.
    E permenda kete sepse ne shume forume shpesh ne Shqiperi, per shkak se kemi patur nje te kaluar te majte, edhe kur nuk duhet, marrim si shembull bemat e te majtes, duke harruar bemat e te djathtes shqipetare e boterore, sjellim ne vemendje te lexuesve e bashkebiseduesve shembuj e krahasime qe nganjehere nuk shkojne.
    Por une te siguroj qe me shume se nje reparti bolshevik PD i ka shembellyer me shume nje reparti kolonelesh pasi kane realizuar grushtin e shtetit. Koloneli i pare qe nga fillimet historike, pas perzuri me grusht shteti themeluesit e PD, drejtoi me kolonele te tipit Erzen Breçani, dhe i ka sot e gjithe diten ne parti te kamufluar here si Patoze e here si Paloke. Metoda tipike per juntat e djathta.
    Pershendetje per shkrimet e tua te perditshme te cilat jane jo vetem shkrime te nje profesionisti te vertete, problematike etj, por edhe te nje talenti ne te shkruar. Urime

  • Te falenderoj “I drejti”. E gjej me vend keshillen tende, referencat mund te gjenden lehtesisht edhe nese marrim ne shqyrtim “Juntat e Djathta”. Te cilat shpesh jane dhe me te egra, me gjakesore, me radikale.

  • Mirëkuptim…autorit.
    Mos hiqni dorë nga fryma opozitare. Gjithçka në të mirë të qytetarisë. Ta zhdukim nga rrënjët mediokritetin provincial!

  • Ky H. Hasani eshte teper i dyzuar. Ai duhet te dij se keto shenime jane shkruar nga nje agjent per te ulur figuren e Stalinit. Se kush ishte Stalini, sa trin apo sa frikacak, sa i mençem apo sa i pa afte ska nevoje te flasim ne se e njeh historia dhe eshte çmuar nga burrat e shteteve me ne ze qe ka njohur bota. Veprimet dhe vendimet e tij jane te spikatur dhe fitimprurese per te fituar luften e dyte boterore. Mjafton te permendim qe ai organizoje festime madheshtore ne s-Sheshin e Kuq kur e gjithe bota mendonte se Moska po pushtohej nga Gjermanet. Kur forcat e rraskapitura te Hitlerit mbriten ne portat e Moskes, Stalini hodhi ne kunderofensive 6 armata te fresketa qe e ndalen marshimmin ngadhnjimtar ne Berlin.
    Por mendoj qe ketu ka nje problem. Ndoshta Fari Balliu kete frymezim e ka marre apo gjetur ne Beograd, apo te ndonje mik i tij i ardhur ne Tirane nga beogradi. Te mendosh se mund te krahasosh Stalinin me fshatarin tone Sali, do te thote se ose ke ardhur nga ndonje planet tjeter ne toke, ose je nje servil qe nuk mund te gjesh tjeter jo vetem brenda rruzullit tokesor por as ne hapsiren e planeteve per rreth. Prandaj o njerez mos u merrni me Fari Balliun se servilizmi i tij eshte i njohur gjeresishte qe ne kohen e p. Punes ne Elbasan.

  • Boboboooooooooooooooooooooooooooooooooooooo, kush me doli perpara Fariu, njeriu me i urryer jo vetem per mua.Jo me kot Zoti ia ka bere surratin tamam si By….Cudi ligesia gjen ligesine dhe udhetojne bashke sikurse Fari B me Sali B.
    Iashalla kemi shpetuar njehere e pergjithmone nga keto felliqesira qe ndoten Shqiperine, qe na vonuan demokracine, keto mostra qe vodhen e u pasuruan me gjakun e ketij populli qe lengon.
    Mallkuar qofshi.

  • Me Saliun nuk ka burre tjeter qe te krahasohet. Ai eshte misherim i te gjithe te ligave qe mund te nje qenje njerezore ne teresi si e tille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *