‘YouTube po promovon teori konspirative duke pretenduar se masakra në Las Vegas ishte një mashtrim.
Si ‘provë’ ata kanë pretenduar se fotoja e një vajze të re është shfaqur në disa sulme të ngjashme me armë, përfshirë edhe këtë të fundit në Las Vegas, raporton “The Guardian”.
Vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr nga suita e tij në hotelin “Mandalay Bay” duke vrarë 58 persona dhe duke plagosur më shumë se 500 të tjerë, disa teori tronditëse pushtuan rrjetin.
Videot, në të cilat dyshohej nëse të shtënat ndodhën me të vërtetë dhe pretendohet se qeveria kishte gënjyer rreth fakteve bazë tashmë kanë mbledhur miliona shikime në YouTube dhe po vazhdojnë të shikohen.
Duket se YouTube po ndihmon në mënyrë aktive që këto video të arrijnë audienca të gjera. Kërkimi i videove nga sulmi në Las Vegas menjëherë çon në një gamë të gjerë videoesh virale që sugjerojnë se zbatimi i ligjit dhe të tjerët kanë mashtruar qëllimisht publikun.
Disa e etiketojnë tragjedinë si një “flamur të rremë”, një term që përdorin zakonisht teoricienët e konspiracionit për t’iu referuar sulmeve masive që ata thonë se janë organizuar nga qeveria për të avancuar kontrollin e armëve.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=77&v=Jgf-mRPlShw

sipas një teorie të re,e javës së fundit,amerika dhe antarktida nuk egzistojnë!!
ato janë një shpikje e masonëve dhe iluministëve,thjeshtë për ti përzjerë mëndjen njerëzve!!
tashti po dalin fakte se koperniku dhe galilei ishin masonë,dhe ata gënjyen kur thanë se toka rrotullohet rreth djellit!!
bile thonë se djelli është një lambë led e alienëve që të na studiojnë!!ne jemi në një laborator biollogjik të tyre dhe ata tallin bythën me ne!!normalisht duhej të tallnin *arin,por nuk kanë!!për riprodhim përdorin klonimin!!
copat e idiotëve!!
dhe ne tërbohemi kur dëgjojmë idiotësitë e butkës për luftën civile të par 80 viteve!?
këta jo vetëm që ta lënë dobiçin në derë,por të marrin dhe derën,sy për sy!!