Ashensori është mjeti i transportit më i përdorur në botë. Të gjithë e kanë të domosdoshme të hipin në të për t’u ngjitur në majë të botës. Ka nga ata që e përdorin vetëm një herë në ditë ndërsa të tjerë më shumë se 100 herë në ditë. Megjithatë, thuajse të gjithë, sapo futemi kemi dëshirë të zbresim me vrap. Thuajse të gjithë qëndrojmë pa folur, në siklet, të shqetësuar apo të mërzitur në pritje të këtij udhëtimi që zgjat vetëm pak sekonda.
Ashensori ka revolucionarizuar qytetet, por qeniet njerëzore nuk kanë arritur kurrë të përshtaten.
Tani një studim kërkon të shpjegojë përse, duke analizuar sjelljen, strategjitë dhe karakteristikat e këtij mikrokozmosi social që ikën poshtë e lartë. “Është një vend shumë interesant nga pikëpamja sociologjike, por edhe burim i problemeve të rënda psikologjike”, tregon profesor Lee Gray i Universitetit të Karolinës së Veriut, i mbiquajtur si “the Elevator Guy” dhe autor i kërkimit në fjalë.
Sipas studimit ankthet që shkaktohen nga ashensori janë të dy lloji.
E para lidhet me një variant të klaustrofobisë: vuajnë të gjithë ata që ndihen keq në një ambient të mbyllur, por për më tepër në lëvizje dhe pa asnjë mundësi për të parë asgjë.
Frika e dytë varet nga dhunimi i hapësirës tënde jetësore. Në pjesën më të madhe të situatave sociale gjendemi gjithmonë vetëm pak larg personit që kemi afër. Në ashensor kjo distancë mund të shkurtohet ose të zhduket. Dy pasagjerë vendosen në cepat e kundërt. Nëse je një i tretë formohet një trekëndësh, një i katërt, një katror e kështu me radhë. I pesti gjithmonë në mes.
Zakonisht kur gjendemi në ashensor priremi të qëndrojmë të heshtur: të shohim lart, poshtë, të fiksojmë muret, orën apo telefonin duke evituar me çdo kusht të shohim në sy atë që kemi ngjitur. Fillimisht ashensori u përdor nëpër hotele, magazina të mëdha dhe me vonë edhe në ndërtesa banimi.
Pa ashensorin, tregon një studim i “New Yorker”, qyteti nuk do të ishte zhvilluar vertikalisht, nuk do të ishin qiell gervishtese dhe as pallate të larta, pra densiteti urban do të ishte më i ulët madje edhe zhvillmi kulturor.
Vitin e kaluar në SHBA humbën jetën nga incidentet në ashensorë plot 26 veta, i njëjti numër njerëzish që humb jetën në aksidentet me makinë çdo pesë orë. Në “New York” qytetin më vertikal në botë janë plot 58 mijë të tilla. Sipas “Otis Elevator Company”, kompania më e madhe e ashensorëve në botë, mbështet se në ashensorët e saj udhëtojnë çdo pesë orë aq njerëz sa e gjithë popullsia e botës.
Sot mund të gjesh edhe të ashtuquajturit “smart lift”, ashensorët inteligjentë. Asnjë buton, e dinë vetë se në cilin kat do të shkosh. Por ata që janë brenda presin nervoz momentin se kur do dalin prej andej.
60 km në orë është shpejtësia me të cilën lëviz ashensori më i shpejtë në botë, ai i ‘Kullës 101’ në Taipei të Tajvanit.
