Ksenofon Krisafi*
Më 3 tetor u mbushën 27 vjet nga ribashkimi i dy ish shteteve gjermane, Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike Gjermane dhe i krijimit të Republikës Federale të Gjermanisë. Përfundimit të këtij procesi i paraprinë përpjekje të shumta disavjeçare, takime e negociata të ndërmarra nga liderët gjermanë të asaj kohe midis tyre, me drejtuesit e katër fuqitë okupuese – ShBA, BS, Britani e Madhe, Francë, si dhe më shtete të tjera dhe me strukturat udhëheqëse të NATO-s, BE-së, OKB-së etj.
U rikrijua kështu shteti i fuqishëm i Gjermanisë, me një territor prej 357,021 km², një popullsi mbi 82 milionë banorë, me një ekonomi të zhvilluar që renditet në vendet e para për prodhimin e brendshëm bruto dhe ndër eksportuesit kryesorë të mallrave në botë, me standard të lartë jetese dhe sistem gjithëpërfshirës të sigurisë sociale.
Ajo është cilësuar si lokomotiva e BE, vendi me rol të spikatur udhëheqës në NATO. Është anëtare në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare si dhe ka marrëdhënie me të gjithë shtetet e botës.
Më 2 tetor të vitit 1987, 30 vjet më parë, Shqipëria dhe Gjermania, shpallën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis tyre. Mbërritja deri në këtë ditë erdhi pas kapërcimit të një kalvari të gjatë përpjekjesh nga të dyja palët.
Shqipëria e fundit të viteve ’60 dhe viteve ’70 të shekullit të kaluar, po përjetonte kohë të vështira në zhvillimet e brendshme dhe të jashtme, varfëri, skamje, depresion politik dhe ekonomik, vetizolim ndërkombëtar, që po e çonin vendin drejt asfikësisë ekonomike dhe problemeve serioze në jetesën e njerëzve. Ndërkohë bota euro-atlantike, që nuk e kishte humbur vëmendjen për këtë vend me potenciale interesante në planin gjeostrategjik, vazhdonte të ndiqte zhvillimet e tij.
Në këtë kontekst, rol të veçantë, duket se kishin marrë Britania e Madhe që mendohej se mund të ndikonte nëpërmjet ofertave për zgjidhjen e çështjes së rikthimit të rezervës në ar të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e cila kishte mbetur në sekuestro konservative në Londër, prej mbarimit të Luftës së dytë Botërore dhe Republika Federale e Gjermanisë, ndaj të cilës Shqipëria kishte avancuar një kërkesë për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara gjatë Luftës.
Synohej që përmes gjetjes së zgjidhjes për këto çështje të ndikohej në thyerjen e koracës izolacioniste të Shqipërisë. Drejtuesit komunistë shqiptarë, të trembur nga hapja ndaj botës euro-atlantike si dhe të pasigurtë nga ofertat britanike dhe ato gjermane, i zvarritën pafundësisht negociatat.
Erdhi epoka e gllastnostit dhe perestrojkës gorbaçioviane, kur sistemi komunist ra pothuajse kudo në Europë. Perëndimi, i bindur se Shqipëria nuk mund t’i rezistonte dot kësaj vale ndryshimesh, pa hequr dorë nga politika e vet strategjike, modifikoi qëndrimet taktike, kaloi në pozicionin e pritshmërisë. Për pasojë u zgjat koha e “daljes” së Shqipërisë në Europë.
Kishte disa vjet që delegacione shqiptare e gjermano-perëndimore po negocionin në diskrecion të plotë. Në Vjenë e në Bon ishin zhvilluar bisedime në nivele të larta. Në Tiranë kishte ardhur Shtrausi, i cili gjithashtu kishte negociuar, por pa rezultat. Të dyja palët ishin ngurtësuar në qëndrime të skajshme. Tirana kërkonte shpërblimin e dëmeve të luftës dhe pastaj vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, Boni insistonte për marrëdhëniet diplomatike dhe në vijim nisja e bashkëpunimit ekonomik, financiar, teknik e shkencor, si mundësi për plotësimin e pjesshëm dhe të tërthortë të kërkesës shqiptare.
Pas shumë vjet humbjeje të një kohe të vyer, Tirana u ndërgjegjësua se duhet të rektifikonte qëndrimin e vet. Ishte bërë e qartë se asgjë nuk mund të arrihej larg kompromisit, duke ndjekur taktikën e këmbënguljes kryeneçe dhe avancimit të kërkesave ultimative.
S’kishte shanse për zgjidhje përveçse afrimit drejt pikëpamjes gjermane, çka nuk ishte e lehtë. Për vite të tëra opinioni vendas ishte sugjestionuar maksimalisht me slogane, formula e parrulla ideologjike se Gjermania do të detyrohej të pranonte kërkesat shqiptare.
Në vitin 1987, Ministria e Punëve të Jashtme, duke pasur parasysh ato ç’ka ishin qartësuar nga bisedimet e mëparshme si dhe nga takimi me Shtrausin, rifilloi përgatitjet për realizimin e një takimi tjetër në Vjenë. Për përgatitjen e tij, sipas porosisë së ministrit Reis Malile së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Dytë, Andon Bërxholi përgatitëm një miniplatformë qëndrimi, e cila, pasi u diskutua edhe me kolegë të tjerë, u miratua nga udhëheqja e lartë dhe iu transmetua ambasadorit në Vjenë. Ai do takonte homologun e vet gjerman dhe do t’i deklaronte se qeveria shqiptare mendon që, me anë bisedimesh direkte të kapërcejmë pengesat që na dalin aktualisht.
Do të përsëriste kërkesën për pagimin e shpërblimit të dëmeve të luftës. Nëse ambasadori gjermando të ngulte këmbë që më parë të lidheshin marëdhëniet diplomatike e pastaj të bisedohej, duhet t’i thoshte se ne nuk jemi kundër vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Por, siç ua kemi bërë të qartë edhe më parë, në kushtet tona ajo nuk mund të bisedohet e të zgjidhet e shkëputur nga çështja e reparacioneve. Duke iu drejtuar qeverisë aktuale të RFGJ për reparacionet nuk do të thotë se ne e konsiderojmë atë fajtore për krimet dhe shkatërrimet e shumta e të mëdha të kryera ndaj popullit tonë nga nazistët. Ne mendojmë se edhe vetë qeveria e RFGJ i dënon këto krime.
Me kompensimin e tyre ajo përmbush një detyrim që bie mbi të si sukseduese e zonave perëndimore të pushtimit të Gjermanisë. Këtë detyrim e ka njohur dhe e ka realizuar më parë ndaj një numri jo të paktë shtetesh. Megjithatë, duke marrë në konsideratë sa na keni thënë për vështirësitë që ju paraqiten juve në këtë rast, dhe duke mos dashur t’ju imponojmë kushte, jemi dakord që të shpallim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Çështja e detyrimeve që rrjedhin nga Lufta e Dytë Botërore të konsiderohet si problem i brendshëm i dy qeverive dhe të mos publikohet. Ajo të zgjidhet në rrugë diplomatike.
Më 17 mars 1987, u zhvillua në Vjenë, raundi vijues i negociatave shqiptaro-gjermane. Rendi i ditës ishte mjaft i përcaktuar, bisedime rreth vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe diskutimi i modaliteteve administrative e teknike për hapjen e ambasadave në Tiranë e në Bon. Atmosfera e bisedimeve dukej e lehtësuar dhe ndjehej se ato do të ishin negociatat përmbyllëse, pas të cilave do të vinte akti i inaugurimit të marrëdhënieve diplomatike.
Delegacioni gjerman kërkoi që, në përmbajtjen e aktit të vendosjes së tyre, të evitohej çdo referencë për reparacionet dhe sugjeroi që teksti i mundshëm për t’u përfshirë në protokoll të formulohej si më poshtë: “të dyja palët parashtruan pozitat e tyre, të njohura qysh në notat e shkëmbyera në vitin 1975 për çështjet e dëmeve të shkaktuara në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishin dakord që nga kjo nuk preket vendosja e marrëdhënieve diplomatike.” U bisedua gjithashtu rreth bashkëpunimit ekonomik, për të cilin pala gjermane pranoi pa hezitim organizimin e takimeve të posaçme për bashkëpunimin ekonomik, tekniko-shkencor dhe kulturor. Pasi u gjet zgjidhja e duhur, u kalua në shqyrtimin e formatit teknik dhe administrativ për hapjen e ambasadave.
Për caktimin e profilit final të dokumenteve, redaktimin, përkthimin dhe krahasimin e teksteve u ra dakord që, në 4 shtator 1987, specialistët e të dyja palëve të takoheshin në Vjenë. Autori i këtij shkrimi, me cilësinë e kryetarit të Byrosë Juridike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ishte anëtar i delegacionit të specialistëve shqiptarë. Në takim u përcaktua që në dokumentet nuk do të figuronin emrat dhe as funksionet e atyre që do t’i nënshkruanin, Kastrup-it, funksionar në MPJ gjermano-perëndimore dhe Andon Bërxholit. U trajtuan edhe hollësi të tjera të kësaj natyre, të cilat tregojnë vëmendjen e jashtëzakonshme dhe skrupulozitetin e palës gjermane për të përcaktuar dhe fiksuar paraprakisht çdo detaj teknik e praktik.
Dosja e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane, pjesë substanciale e të cilës ishte vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ishte gati për solemnitetet e inaugurimit dhe zyrtarizimit të tyre. Më 14-15 shtator 1987, u takuan në Tiranë, delegacionet e të dy vendeve, të cilët diskutuan edhe një herë përmbajtjen dhe paraqitjen e një dokumenti të titulluar “Protokoll mbi bisedimet midis delegacioneve të Qeverisë së RPS të Shqipërisë dhe Qeverisë së RF të Gjermanisë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”. Gjithëçka u krye pa vështirësi. Atmosfera e negociatave ishte gati-gati festive.
Më 15 shtator 1987, u nënshkrua protokolli, i cili do të hynte në fuqi pas miratimit nga organet kompetente të të dyja palëve, sipas procedurave juridike të parashikuara nga legjislacionet e tyre. Ditën e hyrjes së tij në fuqi, do të shpallej vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe ajo do të konsiderohej si data zyrtare. Pala shqiptare i miratoi dokumentet më 23 shtator 1983, kurse ajo gjermane në fillim të tetorit. Më 2 tetor 1987, në Tiranë dhe në Bon u shpall vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Kjo ngjarje e shumëpritur nuk mund të mos konsiderohej si arritje e madhe, e cila përbënte një stacion të rëndësishëm në rrugën e ecjes së popullit shqiptar drejt një të ardhmeje më të mirë, drejt progresit dhe zhvillimit.
Marrëdhëniet diplomatike me RF të Gjermanisë ishin një ndër aktet e para të hapjes së Shqipërisë ndaj botës demokratike. Më pas ato do të rivendoseshin edhe me ish-Bashkimin Sovjetik (korrik 1990), ShBA (mars 1991)dhe me Mbretërinë e Bashkuar (maj 1991).
Shqipëria dhe populli shqiptar, për shkak të qëndrimeve dogmatike të përpunuara nga udhëheqja e lartë e vendit, kishin humbur një kohë të gjatë, dhe bashkë me të edhe mundësinë për një kompensim material e financiar të menjëhershëm e të rëndësishëm, plotësisht të merituar për sakrificat dhe vuajtjet që përballuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, për dëmet dhe humbjet që pësuan. Çështja komplekse e reparacioneve, që bashkonte elementë politikë, ekonomikë, juridikë, historikë etj u thjeshtëzua në ekstrem, u banalizua, u zvarrit tej mase dhe u trajtua me mungesë të theksuar realizmi.
Në ministrinë e Punëve të Jashtme ajo trajtohej shkarazi. Ajo ishte mënjanuar dhe kryente vetëm veprimet teknike. “Vija”, “direktivat” për qëndrimet që do të mbaheshin në çdo takim përpunoheshin “lartë” dhe vinin të gatshme, vetëm për “zbardhje”. Specialistët përkatës të Ministrisë, deri pak kohë para përfundimit të çështjes, përgjithësisht u mbajtën larg, nuk u lejuan të njiheshin me ecurinë, hollësitë e negociatave, propozimet, kundërpropozimet, argumentet dhe arsyetimet e përdorura nga palët etj.
Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike pati një zhvillim entuziast raportesh midis dy vendeve, vizita të ndërsjella personalitetesh, negociata dhe marrëveshje bashkëpunimi në fushat ekonomike, tregtare, financiare, tekniko-shkencore etj. Shqipëria u përfshi në skemat e përgjithshme të financimeve, ndihmave dhe kredive gjermane dhe u trajtua si gjithë vendet e tjera që përfitonin prej tyre, por me një prioritet të veçantë. Kjo i dha mundësinë të siguronte gati çdo vit shuma më të mëdha ndihmash e kredish. U konfigurua në këtë mënyrë një format i suksesshëm i bashkëpunimit ekonomik për një zhvillim shumëdimensional dhe shumëplanësh.
Shqipëria, për një varg faktorësh, që lidhen me të, rajonin ballkanik dhe interesat e Gjermanisë, ka qenë dhe vazhdon të jetë në vëmendjen e saj. Përfaqësimi i ri politik në Bundestag, pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, nuk ka arsye të ndikojë në politikën gjermane ndaj saj dhe Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit, i iniciuar në vitin 2014, si sfidë e Gjermanisë dhe e kancelares Merkel për të asistuar vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE, vazhdon të mbetet objektiv i rëndësishëm i politikes së tyre europiane. Qeveria dhe në përgjithësi politika shqiptare e konsideron dhe e trajton Gjermaninë si partner strategjik në Europë, me një peshë të veçantë.
Jubileu i 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve, duhet të shërbejë për të bërë bilancin e arritjeve në të gjithë spektrin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane, për të reflektuar për të hedhur hapa të guximshëm për ngritjen e nivelit të tyre në standarde më të larta.
* Autori është Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Te le pa mend ky carcaf i 2K.
.
Mendoj se sot shqiperia eshte ne piken me te ulet dhe me poshtruese ne historine e saj.
.
Nqs Tramp dhe Merkel do me lejonte te rregulloja situaten ne Shqiperi te paret qe do vija ne banken e te akuzuarve do ishin:
1-Werner Daum…… ambasdori i pare gjerman
2 -Edwin Rajeson…ambasdori i pare amerikan.
.
Me cfare kam lexuar deri tani keta dy personat me siper kane qene 1 % dipllomate dhe 99% njerez te sherbimeve inteligjente..
.
Ky gjermani ka shkruar nje liber me titull “Albania between Cross and Crescent Moon” (shqiperia midis kryqit dhe gjysem henes) dhe ne disa intervista ku tregohet se puna e tij ne Shqiperi ishte pak dipllomaci dhe shume agjenture.
Normalisht ketij personi pasi ti jepet nje dekorate e vogel qe “shpetoi” 3 mije veta duhet te merret i pandehur se shkeli ligjet e shtetit shqiptar dhe atij gjerman..dhe perendimi duhet te pergjigjet per vrasjen e shtetit shqiptare te 3 miljon vetave
.
Me nje fjale keto tullumbace te Krisafit jane si te themi dasem ne varreza…
.
Te shembje komunizmin ne 1991 kur ai kishte vdekur ishte antishqiptare..
.
Por te festosh sot keto pervjetore kur ai vend ka vdekur klinikisht eshte kanibalizem…
.
,
Ne vitet 60-70 Shqiperia ka qene ne periudhen me te mire te zhvillimit te saj te gjithanshem.
Si ka mundesi qe zoti Krisafi ngaterron periudhat??!!
Kriza filloi pas vitit 1980, sidomos pas tufezimit te bagetive, me ” me inisiativen revolucionare” te Mehmet Shehu, e cila solli katastrofen e fshatit dhe si pasoje krizen ekonomike.
Ne se Z.Krisafi gabon kaq rende ne percaktimin e viteve te krizes, por mua nuk eshte aspak i besueshem ne sa shtjellon me tutje.
Per me teper si shoqerues i Alise, i cili dermoi lidhjen me Gjermanine, qe ne ato vite dukej si shprese e Shqiperise.
Sikur Alia, tek i cili populli patì shprese tek liberalizmi i tij, te ndiqte lidhjen e nisur nga Hoxha, çdo gje do te ishte shume me ndryshe, me ndryshimin e sistemeve.
Por qarqet , te cilave ai u sherbeu , dhe me vone pasardhesi i tij Berisha, donin shkaterrimin e Shqiperise dhe jo daljen e saj nga kriza.
Dhe kjo ndodhi.
Alija sabotoi maredhenien me Gjermanine, me ane te krisafeve te tij, dhe e çoi Shqiperine ne gremine.
Tani dalin krisafe e tregojne perralla
JALTA 1943–MALTA 1989
.
ATA QE BENE SKENARIN E AMBASADAVE ….DHE TE 2 PRILLIT 1991 JANE PO ATA QE BENE SKENARIN E CAUSHESKUT
Shaqir Vukaj
Blloku Lindor / Bashkimi i Gjermanive dhe epilogu i përgjakshëm rumun
Postuar më: 16 Mars, 2015
Ne kete artikull te zotit Vukaj terheqin vemendjen tre “sekuenca” te frikeshme qejane specifikuar me A…B…C si me poshte
A……………………………..
Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.
B……………………………….
siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
B.Sovjetik,
Hungaria,
Izraeli,
ShBA,
Britania e Madhe etj.
për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
C…………………………………
revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
1- revolucionit popullor,
2- komplotit të opozitës
3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
Duke ju referuar ketyre ”sekuencave” po ju pyes
Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
Po masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ? SI NE RUMANI…
A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demoNkracise dhe zagart te Serbise ??
PO….PO… DUHEN DEKORUR ME BURGIM TE PERJETSHEM..OSE…
KUR KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE TRADHETISE PABESUESHMERISHT TE MADHE TE EDI RAMES
DHE KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE ABUZMIT KOZMIK TE DIPLLOMATEVE EURO-ATLLANTIKE ME NJE POPULL QE JU BESOI SI KRISHTI NE 1991-1992
DHE KJO NUK DUHET TE NDODHI SE AI POPULL DUHET TE NXJERRE NJE AVNI RUSTEM PER TE EGZEKUTUAR PERBINDESHIN E VICIDOLIT QE ESHTE QINDRA HERE ME ANTISHQIPTAR SE ESAT PASHE TOPTANI ME GJITHE ANTISHQIPTARET TE MARRE SE BASHKU
I PANDEHURI SALI RAM BERISHA DUHET TE EGZEKUTOHET ME TE NJEJTEN MENYRE QE AMERIKANET NDESHKUAN BIN LADENIN PER KETO KRIME KUNDER KOMBIT SHQIPTAR:
1 krimi i vrasjes ne bashkpunim ne 21 janar 2011
2-tradhetia me detin jon
3-tradhetia me lejimine varrezave te grekut
4-vrasje shteterore ne gerdec
5-puci i shtetit shtator 1998
6-genocidi mbi fisin haklajt
7-shkaterrimi shteti 1997 (kater mije te vrare)
8-masakra naziskine ne 1996 (sheshi skenderbej)
9-futja ne konfernecen islamike
10-fronezimi janullatosit
11-shitja hidrocentraleve
12 kalimi i borxhit mbi 67% (Humbja sovranitetit)
13 etj…
…
JANE BERE TE NEVERITESHME KETO “PERVJETORE”
ME TURQIT
ME ITALIANIN
GJERMANIN E PARE
JUGOSLLAVET
RUSET
KINEZET
..DHE SE FUNDI ME GJERMANAMERIKANET….qe per cudi ne kete te fundit shqiperia eshte kthyre ne REPUBLIKA E HASHASHQIPERISE ..DHE AKOMA FESTOJNE….
Me gjermanine kemi humbur shansin me te mire qe kishim oer te bere nje trazicion normal. E gjithe kjo prej idiotizmit te Ramiz Alise dhe pleqeve te rrjedhur e driteshurter te BP qe mendonin se ne ate fund shekulli do te vazhdonin ta mbanin Shqiperine ashtu sic ishte kur ekonomia pati nje renie te theksuar pas 80’s.
Nje driteshkurtesi per te pare se cdo te ndodhte ne perspektive dhe mungese dashurie per kete vend qe po e paguajne shqipetaret sot. Pa le na lane dhe Uriah Hipin prapa qe e qelbosi kete vend ne ate gjendje sa as turqit nuk munden ta benin.
Profesor nuk besoj se marredheniet me gjermanine ishin percaktuese drejt perendimit
Nuk e di , a keni konstatuar nje fakt domethenes . Thuhet se RSPSh ka firmosur per kete marredhenie ne vitin 1983 . Qe do te thote , qe E. H. ka qene gjalle dhe e ka iniciuar vete kete nisem raportesh me RFGj . Kete gje e konfirmon edhe R . A . ne disa deklarata te bera me vone . Nuk eshte tamam e sakte , qe Shqiperia kerkonte vete te veteizolohej . Jo korrekte qe intelektuale te ndryshem te bejne nje permbledhje shume siperfaqsore . Duhet kuptuar se integriteti i atij shteti ishte i brishte . Deri ne vitet 60te , Amerika , Gjermania , Italia , Greqia , Jugosllavia , GB , etj , strehonin dhe pregatisnin desante kunder RPSh. Megjithate , pas daljes nga traktati Varshaves , udheheqja Shqiptare nuk e perjashtonte mundesine e bashkpunimit me vendet qe kishte nderprere marredheniet diplomatike . Nuk dihet per çfare arsyesh , Shba-te u terhoqen pas nje interesimi paraprak per afrimin me shtetin e E. Hoxhes . Ishin konjukturat e kohes , ishin interesat gjeopolitike , ishte koha kur debatohej ne Okb per aderimin e Kines , kjo mbetet enigme . Por thelbesore eshte qe Enveri e ka patur nje vizion per te ardhmen e raportit te Shqiperise me vendet e bllokut te Atlantikut . Akoma sot , shqiptaret nuk arrijne te shohin me larg se hunda e tyre . Duket perralle , Por qe ne sot jemi pjese e Nato-s , eshte edhe prej faktit qe Shqiperia kishte dale nga aleanca e bllokut lindor , dhe udhehiqej sipas standartit te neutralitetit . Nje gje tjeter qe me krijon bindjen e nje kthese ne sistemin e ekonomise se tregut , eshte edhe problemi i prones . Shteti Shqiptar kishte kryer shtetezimin e prones private . Pse ne kadastrat e vendit u ruajten gati me fanatizem dokumente ( tapi ) , akte te pronesise qe nga kohe shume te largeta . Kur mundesia ishte qe ne 45 vite te behej nje qethje kare kinezçe , siç i thoshin ne ate kohe . Per te qene te sinqerte , baterdia u be pasi vendi ra ne duart e mamlukeve ( demokrateve ) . Pas 91 filloi zaptimi dhe zhdukja e dokumenteve . Per ta mbyllur si argument kete teme te rivendosjes se marredhenieve , si Gjermania ashtu dhe Shba , mund te kishin investuar me konkretisht ne Shqiperi. Vendi kishte nevoje per vende Pune ketu , e jo per llotari amerkane e azil ne Gjermani . Sa eshte ekonomia e Shqiperise , eshte çereku i potencialit ekonomik ne landin me te ” dobet ” te shtetit te Merkelit . Na ka ndihmuar Amerika . Po . Por sa eshte numri i industrive amerikane ne perqindje ? Ka me shume Greku apo Italia , se vendi me ekonomine me te zhvilluar ne bote . Ne edhe sot kemi nje industri qesharake . Prodhojme me shume breke e kepuce , se goma , kimikate , elektronike , etj . Te pakten ne ate kohe kishim industri te letres , te tezgjahut , te xhamit , duhanit , kimike , industria metal pretese , paisje per bujqesine , fonderi , materiale ndertimi , mat shkollore , kanceleri , artistike , ushqimore , etj . U arrit te beheshin edhe anije , autobuze , e plote industri perpunuese . E vertete qe teknologjia e Gjermanise ishte shume perpara me kohen . Po ajo ketu ,ne 1987 mund te investonte ne qindra dege . Te pakten objektet ishin ne kembe . Personel te kualifikuar kishte me bollek . Thene shkoqur , Po te donin mund te ndihmonin Duke zbutur ndjeshem emgracionin .
Thua qe Shqiperia pas lidhjes se maredhenieve diplomatike perfitoi nga Gjermania shuma te medha kredish.Ku shkuan keto kredi,mos shkuan per Metalurgjine e zeze antiekonomike,se populli nuk pa gje?Nje shtet i fuqishem si Gjermania Perendimore,qe ne gjendje te furnizoje me kredi gjithe ate Bashkim Sovjetik,sa cereku botes,jo Shqiperine.Ate nivelin 0,keta karafilat e PD e zbatuan ne Shqiperi duke kopjuar strategjine e RFGJ per integrimin e menjehershem te RDGJ ne shtetin gjerman te perbashket,duke kujtuar se SHBA do te nisnin vaporet per keta karagjozet si Kina ne 60-70.RFGJ e shkriu ekonomine e RDGJ,coi per skrap edhe kombajnat FORTSHRIT edhe kamionet IFA,qe ishin krenaria e industrise Lindore,se ja kishte ngene.Por jo Shqiperia,qe ju la ne patronazh hajduteve Italiane dhe martallozeve greke.Ne vend te vaporeve nga Amerika erdhen kavanozet me konserva dhe lengje frutash nga Italia,qe u shiten ne Maqedoni. z.Krisafi,me lojra fjalesh nuk mbulohet e verteta.Ju i rate me shqelm ofertes gjermane per kredi,sepse kushtetute e dhjere nuk ua lejonte marrjen e kredive te huaja nga vendet imperialiste.I kerkonit reparacionet e luftes Gjermanise,kur ushtria gjermane e Hitlerit as i shpalli lufte Shqiperise,as vendosi regjim pushtimi ne Shqiperi,se po te kishte shpallur shqiptaret popull armik si cifutet,,,moj nene moj nene,,,e dija une qe enver hoxha kapardisej ne tribune i patinosur me maniqyr.Gjermanet ishin realiste ne oferten e tyre,kurse ju ishit si ajo kurva qe do te shtiret e ndershme dhe humbet shansin historik.Per kete periudhe tani mos i jep mend znj.Merkel,po ulni koken dhe zbatoni ato detyrat qe ju ka lene dhe lini pordhet e Liderit Rajonal,si dhija zgjebosur me bishtin perpjete.
Ja kjo eshte Dosja e marredhenieve tuaja me Gjermanine.Shqip,po shqip fare,,,jo me ate gjuhe laviresh,qe perdor ti.
e quajtura oferta gjermane ka qene e supozuar ne baze te nje pazari tregtar; me shit lende te para per dy leke qe te sjell prodhimet e mia per konsum. Per sa fuqi blerese mund te kishte konsumatori shqiptar atehere? me 100$ rroge mujore? Atehere ka qene varianti tjeter, i njohur ne epoken e perplasejes se sistemeve; perfito sa te mundesh nga i deshperuari qe po i mbytet anija. Jam kurioz te di projektet e mbeshtetura nga gjermanet pas vendosjes se maredhenieve ne 1987. Besoj Zero projekte. Atehere, per çfare shansi te madh te humbur po flasim? Qe ta kuptojne mire ata qe fluturojne me presh, vende me industri te perparuar si Gjermania, Japonia, Kina, Amerika, Anglia, Franca, etj, nuk kane interes te eksportojne industri prodhuese, por produkt te gatshem per konsum. Psh, Amerika takson me 2% limonet nga Argjentina dhe me 30% lengun e limonit, kot nuk investi shteti qe te perpunonim kromin ne ferrokrom me 1200$/tonelaten kur kromin e paperpunuar e merrnin me 80$/tonelaten, mesa kam degjuar atehere kur na shpjegonin maredheniet e tregtimit- Interes per RFGJ e dikurshme ishin lendet e para, te importuara me sa me pak kosto dhe jo zhvillimi i Shqiperise, se po u zhvillua, nuk ta shet viçin per plenc. Nje veprimtar afrikan thoshte se ne vendin e tij, me duket Kenia, erdhi nje president qe e kishte qejf metalurgjine e çelikut. Erdhen gjermanet dhe per 5 miliard$ ngriten nje fonderi te madhe. Ra ky nga karrikja dhe pa u mbaruar kjo fonderia, tjetri qe erdhi ne pushtet e kishte qejf aluminin, erdhen gjermanet dhe i futen nje fonderi per aluminet rreth 5 miliard$ te tjera. Aktualisht, thoshte ky veprimtari, asnje nga dy fonderite nuk punon, sepse akordet tregtare jane bere qe lenda e pare te shitet e paperpunuar, se e kane me leverdi importuesit. Prandajm qendroni me kembet ne toke, se edhe preshi ne kohen e tanishme kushton nje djall e gjysme.
Jo keta kishin halla plot radhet me veteran qe kane luftuar nazifashizmin,e qe ishin vigjilante,prandaj prape ia thyen hundet germaneve sikur do vazhdojne me ia thye hundet… besnike deri ne vdekjen e veteranit te fundit. Pastaj Shqiperia do ia sheh hajrin miqesise me Germanine…