Jo vetëm Kadare, nga Tolstoi te Mark Twain: 11 të mëdhenjtë që nuk morën Çmimin Nobel

DITA Online

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, edhe pse ishte një nga emrat më të lakuar për të qenë fitues i Çmimit Nobel këtë vit, sërish nuk ka fituar.

Megjithatë nëse Kadare nuk do ta fitojë ndonjëherë këtë çmim, ai i bashkohet listës së disa shkrimtarëve të mëdhenj që edhe pse e meritonin, nuk e fituan kurrë çmimin Nobel.

Një ndër ta është Jorge Luis Borges. Argjentinasi nuk shkroi romane, por disa nga tregimet e tij mbeten në qendër të vëmendjes së kritikës e të lexuesve edhe sot e kësaj dite.

Sipas disa kritikëve e dashuronjësve të letrave të bukura, Vladimir Nabokov, autor, ndërmjet tjerash, i “Lolitës” së famshme, ishte i pari në listën e Çmimit Nobel më 1974. Por në fund nuk e fitoi.

Edhe Graham Greene, si Nabokovi, ishte ndërmjet kandidatëve të Nobel-it më 1974 e as ai nuk e fitoi, sepse veprat e tij përshkohen fuqimisht nga fryma e katolicizmit, për të cilën u përfol nga kritika e Evropës së ftohur nga feja. Gjithsesi çmimin, që nuk e mori nga Akademia Mbretërore e Suedisë, e mori nga lexuesit në të katër anët e botës, për të cilët rrëfimet e tij mbeten në radhët e para të kryeveprave, krijuar nga njerëzimi në rrjedhë shekujsh.

Por edhe Leon Tolstoj, autor i dy romaneve më të mëdhenj, që u shkruan ndonjëherë: “Ana Karenina” dhe “Lufta e paqja”, nuk iu dha kurrë Nobeli për shkaqe ideologjike.

Edhe James Joyce që është, pa dyshim, shkrimtari irlandez më i famshëm, me ndikim më të fuqishëm  nuk e ka fituar Nobelin. Por me apo pa çmimin Nobel, ai mbetet vigan i letrave botërore.

A janë dhënësit e Çmimit Nobel anti-amerikanë?

Ata kanë injoruar gjigandët e letërsisë amerikane si Mark Twain, Henry James dhe John Updike.


1. Mark Twain

1835-1910

2015-01-27-marktwain23
Mark Twain mbahet krijuesi i romanit amerikan që u bë i famshëm fillimisht me Tom Sojerin dhe Hakelberri Fin, si dhe një prej romancierëve, humoristëve, eseistëve, kritikëve më të famshëm të gjithë kohërave. Ashtu si Tolstoy ai ka pasur dhjetë raste për marrë çmimin Nobel dhe të dhjetë herët ai u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj.

2. Leo Tolstoi
1828-1910

leo
Leo Tolstoi, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoi po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”.

3. James Joyce
1882-1941

james-joyce_2697475k

James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”.

4. Marcel Proust
1871-1922

proust
Marsel Proust është autori i veprës më monumentale të shekullit të 20-të, “Në kërkim të kohës së humbur”. Është një roman me shtatë volume që shfaq një prej shembujve të parë, në mos të parin të përroit të ndërgjegjes. Por komiteti i ndarjes së çmimit Nobel vendosi t’ia jepte këtë çmim në vitin 1920 norvegjezit Knut Hamsun dhe jo Proust-it.

5. Henrik Ibsen
1826-1906

schaarwachter_henrik_ibsen_cropped
Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”.

6. Emile Zola
1840-1902

emile-zola

Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë.

7. Robert Frost
1874-1963

robert
Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë.

8. W. H. Auden
1907-1973

11-w-h-auden-getty
W.H. Auden është një prej poetëve më të mëdhenj në histori. Ai ka fituar çmimin Pulitzer, “National Book Award” dhe ka influencuar në një numër të madh poetësh që kanë ardhur pas tij. Mendohet se komiteti i çmimit Nobel ka refuzuar t’i japë atij nj çmim për arsye se ai kishte bërë gabime në përkthimin e një libri të Dag Hammarskjold, fitues i çmimit Nobel dhe pse kishte sugjeruar se ky autor ishte homoseksual.

9. Vladimir Nabokov
1899-1977

nabokov
Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë.

10. Virginia Woolf

1882-1941

virginia-woolf_2697469k

Vetëm 13 gra e kanë fituar Çmimin Nobel në 114 vite histori dhe shkrimtarja e madhe moderniste Virginia Woolf nuk është mes tyre. (Lista e grave fituese është: Selma Lagerlöf, Grazia Deledda, Sigrid Undset, Pearl S Buck, Gabriela Mistral, Nelly Sachs, Nadine Gordimer, Toni Morrison, Wisława Szymborska, Elfriede Jelinek, Doris Lessing, Herta Müller dhe Alice Munro)

10. Jorge Luis Borges
1899-1986

borges_2697565k
Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.

Share This Article
8 Comments
  • Qe te besh nji krahasime te tille ,
    nuk ben asnji me qesh ,por tregon thjeshte ate se cili je ti vet . Un mendoj se duhet ka plot menyra te tjera njeriu ,me u be qesharak ,ose si i themi ne ndryshe Karagjoze .
    Te heqesh parale te tilla ,eshte munges e theksuar jo vetem e njohjes e vleresimit te Letersise e Figurave Boterore te saj .Eshte thjeshte nji art semundje e njejte me ata te korese Veriut ,qe perqafojne Kim-in,eshte nji mentalitet oriental ,qe per fat te keqe ,ka zen rrenje te thella ne ate vend e po shkaterron shoqerine e atij vendi .

  • ky eshte mentaliteti idiot i atij populli .
    ky shkrim “Flet Rrufe”
    na kujton ate fotot ne kohen e komunizmit ,
    ku i bashkohej Marksit Leninit Stalinit edhe xhaVerri .
    lol ju paskeni shkare ne cdo drejtim .
    lereni mer smojlin me tregu noj prrall komuniste dhe mos i bini m’qaf kot ,me e rreshtu me kto Figura Boterore ,sepse ka me kap bizga te shkretin

    • Eshte e pamunsur te krahsosh kaq kollaj kokat e letersise boterore me ca zorraxhinj.

      • lene lene , zorraxhinjt e partis ,
        vec barit , qe e kane ushqimin me te preferuarin ,
        nuk ndajne as kastravecin nga goja .
        “zorraxhiu komunist” e ka shume te nevojshme ti vendosesh nji pasqyre para surratit ,sepse atehere ndoshta kupton se cfar diferencash qendrojne mes nji muzllumi ,te fryr me pordh sumlepirsish komuniste dhe Figurave te Letersise Boterore . se kuptoj kte kemngulje qe kan disa me bo ne cdo rast si pedert gojore.

  • C’jane keto krahasime ordinere o te shkrehur?

    Në dhjetor të 2013-ës, mbi një mijë shkrimtarë nga e gjithë bota, përfshi këtu dhe pesë laureatë të çmimit Nobel, protestuan me një apel ndërkombëtar kundër mbikëqyrjes sistematike të shërbimeve të inteligjencës në internet.

    Me anë të një peticioni ata kërkuan mbrojtjen e demokracisë në botën digjitale. Nënshkruesit kërkonin që secili qytetar të ketë të drejtën të vendosë vetë, se në çfarë mase duhet të ruhen dhe përpunohen të dhënat e mbledhura. Në këndvështrimin e lexuesit shqiptar, ajo që binte menjëherë në sy ishte mungesa e dështakut legjendar për çmimin Nobel. E vetmja autore shqiptare që i ishte bashkuar kësaj iniciative me kontribut ndërkombëtar ishte Anila Wilms.

    Pyetja që lind pas abstenimit të Mol Kadares është, se për çfarë vlerash madhore qëndron krijimtaria e tij letrare, e parë kjo në aspektin e mbrojtjes së vlerave të demokravcisë?

  • Sapo me njoftuan se dikush nga pabuksat e dites ne vend te ushqimit ka gjashte muaj qe po konsumon… komente. A nuk eshte gjynah?

  • Cdo ki letyra e Enverit me figura te larta te letersise?
    Apo mos valle shkrimi eshte bere provokues pikerisht per te thithur keto lloj komentesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *