FOTOT / Hiqen inertet tek Piramida, Veliaj: Nuk do lejojmë askënd që ndot objektet e trashëgimisë

Dita

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e Piramidës dhe të zonës përreth saj, e cila ishte pushtuar nga mbetjet dhe inertet.

 Që në orët e para të mëngjesit, punonjës të Bashkisë kanë nisur punën për heqjen e inerteve duke i kthyer kësaj hapësire të qytetit dinjitetin e munguar në sytë e turistëve të shumtë vendas dhe të huaj që vizitojnë Tiranën.

 “Nuk mund të lejojmë askënd që ndot objektet e trashëgimisë kulturore! Nisëm aksionin e largimit të inerteve përreth Piramidës, për t’i kthyer dinjitetin qytetit”, shkruan Veliaj në Facebook.

 Piramida do të jetë e hapur për këdo që ka një ide që do t’i shërbejë qytetit, duke u shndërruar në një hapësirë funksionale për qytetarët me aktivitete e evente të natyrës artistike e kulturore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *