Studimi që do ndryshojë rregullat/ Fëmijët që e nisin mësimin para orës 8:30 bien në depresion

Leda Hysa
Children (6-12) in class, one girl sleeping Original Filename: 200449839-003.jpg

Fëmijët që fillojnë mësimin në shkollë para orës 8:30, rrezikojnë më shumë se sa të tjerët që të bien pre e ankthit dhe e depresionit. Kjo për shkak se dëmtohet cilësia e gjumit.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Rochester Medical Center në Shtetet e Bshkuara. Ata kanë analizuar sjelljen e 197 nxënësve nga mosha 14 deri në 17 vjeç.

Në fillim ata plotësuan një pyetësor mbi zakonet e gjumit e më pas u ndanë në dy grupe.  Ata që e fillonin shkollën para orës 8:30 dhe ata që e fillonin më vonë. Rezultoi se kush hynte në klasë më herët, kishte nivel më të lartë të ankthit e depresionit.

Veç kësaj, në cilësinë e keqe të gjumit ndikojnë edhe konsumimi i pijeve me kafeinë pas orës gjashtë, si dhe përdorimi smartfonëve ose tabletëve para fjetjes. Pas këtij studimi, me shumë gjasë në shumë shtete do të rishikohet nisja e mësimit në shkolla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *