Pas akuzave ndaj opozitës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Rama për futjen e TVSH-së ndaj biznesit të vogël.
Në një postim në Facebook, Basha thotë se Kryeministri duhet t’u japë llogari sipërmarrësve të vegjël dhe qytetarëve se sa fonde janë dhënë nga buxheti i shtetit për oligarkët. Kryedemokrati thotë se Rama është pasuruar në kurriz të qytetarëve.
“Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit.
Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit. Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij”, shkruan Basha në Facebook.

jo rama po perpiqet qe te rregulloj problemet qe keni lene ju se nuk ju interesonte ather te benit shtet. keto lloj problemesh fatkeqsisht jane edhe sot. tani duhet sakrifikuar dicka qe te rregullohet njeher e pergjithmone dhe me vone te behen lehtesime bizneseve te vogla
Nuk ka asgje per tu shokuar dhe per tab ere kaq te madhe. Juve zoti Basha dhe patia juaj e keni mesuar kete popull te vjedhe , te punoje ne te zeze dhe te mos I paguaje detyrimet. Ju I keni bere nje dem ketij vendi qe do te ndihet gjate.
Ha kungullin Lefkee. Shiko merru me partine tende se le nam. Kur spot e do as partia jote imagjino populli