Gafa e medias spanjolle që bëri xhiron e rrjetit

Ornela

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka publikuar në faqen e saj zyrtare formacionet e dy skuadrave Spanjë- Shqipëri që do të luajnë sot në darkë për ndeshjet eleminatore të Kampionatit Botëror Rusi 2018.

Por bie në sy një gabim që është bërë tek publikimi i fotos ku lart në cep ku duhet të shkruhet emri i kombëtares dhe poshtë emri i trajnerit, në vend të emrit Shqipëri (Albania) është shkruar Maqedoni (Macedonia).

Nuk dihet ende nëse është një gabim pa dashje apo Shqipëria është cilësuar enkas me një emër të tillë por nuk është hera e parë që mediat spanjolle bëjnë një “gafë” të tillë sepse para disa ditësh në momentin kur trajneri i Shqipërisë Christian Panucci njoftoi se nuk do të merrnin pjesë tre lojtarët Thomas Strakosha, Burim Kukeli dhe Odise Roshi, e përditshmja spanjolle “As” shkruajti se këta lojtarë do të ishin në formacionin titular të ekipit kombëtar.

Share This Article
2 Comments
  • Veço nje Itali,gjthe rraca Latine jane Putanat e Europes,prandaj mos prit me shume.Franca(“Kurva motit”-ka thane i Madhi Fishta.Spanja nuk njeh Kosoven por ja ku ja dha Zoti shperblimin me Katalonjen(djepi i Qyteterimit qe nga Lashtesia,FRANCA aleatia e Serbit e keshtu me rradhe.Ne te bejme ç’eshte e mundur,per t’u kualifikuar sa per te tjerat,ne hale te vene,me gjithe Spanjen brenda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *