Forcat xheniere shpërthejnë valixhen e dyshimtë tek ambasada amerikane, ishte bosh

Ornela

Ka rezultuar fals alarmi për valixhen e dyshimtë të gjetur shumë pranë Ambasadës Amerikane, e cila alarmoi policinë ditën e sotme.

Kanë qenë kalimtarë dhe banorë të zonës ata që kanë njoftuar uniformat blu, sapo kanë pikasur valixhen e dyshimtë.

Menjëherë pranë Ambasadës Amerikane kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Pasi kanë kyer ekzaminimin e valixhes, është kryer edhe shpërthimi i kontrolluar, nga ku ka rezultuar se valixhja ishte bosh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *