Letër Tritan Shehut për.. ciklopin

redaktor

Cikopët që thua ti Tritan, ishin djemë të Uranit dhe të Gjeas. Kështu e thotë Mitologjia Greke. Ata ishin gjigandë me nga një sy në ballë,  Steropi, Bronti dhe Argu që e kishin simbolin “ Rrufeja” “ Bubullima” “ Vetëtima”

Ata të tre mbaheshin nga ati i tyre të lidhur me zinxhirë në Taratari. Kështu e thotë miti. Punonin në ofiçinat e Hefestit dhe i jepnin zotit rrufetë dhe bubullimat.

Ne, fqinjët e grekëve, e dimë edhe më mirë se në kufirin jugor të Ilirëve, Odisea pati  episode të përbindëshme në kthimin e tij në Itakë, nga Ciklopët.

Pas këtij shpjegimi të përbashkët, le t’i afrohemi krahasimit mitik të Tritanit. I ngazëllyer nga Shefi i tij ai nuk i thotë as: “ Berishë” as “ Komunist” as “Sekretar” as “ maratonist” as “Doktor” sepse që të gjitha janë përfundi nën nivelin “zero”.  Prandaj Panteoni është tek  Miti dhe  vet Ciklopi me një Sy.

Unë do ta quaja një veprim krejtësisht në përputhje dhe me principet, që realisht kanë udhëhequr z. Berisha në të gjithë këto vite të kontributeve të tij ciklopike, për rrëzimin e komunizmit e për ndërtimin e një shteti të lirë, të zhvilluar, integruar e demokratik në vendin tone.” thotë Tritani i përlotur dhe syrin e tij e ka lart në ato shpella nga i dalin përfytyrimet.

Citimi i pjesëshëm që e sollëm është Juaji, shoku Triton ( sipas së njëtës mitologji, ky Tritoni  na ishte gjysëmburrë dhe gjysëmpeshk )  dhe krahasimin që e përcolle, gjegjësisht me Ciklopin e shndërron idhullin tënd  në bari të Përbindshëm dhe Perëndi Hyjnore ashtu si e keni përfytyruar dhe fryrë gjithë këtë periudhë ju  Orwellianë me devocion të përkushtuar “Njëshit”. Dhe kjo mor Tritan është për të venë duart në kokë se “ në vend t’i vini vetulla Hyjnorit tuaj i nxirrni njërin sy dhe e bëni vetëm me një prozhektor mitik në Ballë i cili nga do që ta nxjerrësh, në guvat e strofullat e poshtë Olimpit apo të Akrokearuneve ai nuk i hap këto shpella e strofulla atavike por i mban mbyllur.

Pasi i  përvidhen delet poshtë barkut të tyre (Odisejt e mirë të kërkimit të lirisë )  Hyjnori  juaj me ulërime e klithma  shkul gurë nga gurët e Shqipërisë dhe i rrëzon në vidhima të mëdha të shkatërimit.

Tritan, o sheleg i demokracisë !  Me përqasjen e mitit e keni çuar Berishën atje ku ai ka dëshiruar që ta ketë vetveten “ në derë të shpellës, për të kontrolluar se mos i përvidhet njeriu i mirë që këkron lirinë.”

Me  paditurinë tuaj “anesteziste” i keni bërë edhe një demaskim “demokratik” syrit të vetëm në Ballë që mban PD-ja edhe pas së ashtuqujaturës dorëheqje të tij.

Në cilat uzina ka punuar Heroi Juaj “mitik” ?

 Po ecim sipas rrëfimit tënd, të themi se Hefesti ishte Perëndi e Zjarrit, ashtu i përbindshëm dhe gungaç. Edhe ai kishte ofiçinën në një shpellë , brenda humnerës dhe ju Kori, pra Kori juaj histerik, ka bërë dhe zhbërë, vepra e antivepra, të këpus zinxhirë dhe të rilidhi zinxhirë, të trumpetojë se nga ofiçinat Berishiste dilnin karroca diellore dhe rrufetë ” ( dhe ne të gjithë, shikonim Hiroshimat e djegjes së baruteve,  në shpellat e tij korruptive në Gërdec ) , ( të vrarë në Bulevardin e madh të Shqiptarëve ) zinxhirët që ai farkoi  për  kapjen e shtetit, vetëm e vetëm për të ndërtuar skeptrin e tij sikur të qe skeptri i Zeusit.

E shihni pra, se ç’vepra të liga keni farkuar në Ofiçinat Berishiste!

Tani le t’i japim fund Ciklopizmit tuaj shtiracak për të thirrur sërish Polifemin tuaj ( Berishën)

Ju e dini se si e quajti Polifemi  Odisenë? E quajti:  “Askushi” ( se ashtu  i pat  thënë vet Odiseja ) . Ciklopët e tjerë ( jeni ju të stërviturit e Berishës, që rrinit si kope nga pas) u larguat dhe e quajtët të “çmendur”  se “pse vallë ai po jep dorëheqjen”

 Që ai të jetë me mend, duhet të vijë përsëri në krye, sepse vetëm aty është Polifemi roje e botës suaj Orwelliane.

Jo më kot në Ciklopikën tuaj përfshini: “ Rrufenë” (Shkrep me zjarr porsi rrufeja ! )“ Bubullima ( Në ato maja, rripa rripa…) dhe “Vetëtima” ( Viçidoli vetëtin…) për të mbyllur këtë cikël të djegjes së miteve të sajuara si plaçka të mbledhura në Tregun “Demokratik” te Gabit.

 

 

Share This Article
11 Comments
  • Aman te keqen Kolonel bej edhe nje per ate Aktorin e Madh qe na u gdhi nje dite mbi tank per te vrare Berishen e nje dite u gdhi Minister i tankut te Berishes.

  • E shkelqyer ! Shume mire z. kolonel. Keta njerez qe jane rritur ne shpelle, nuk e njohin dhe nuk e shohin boten rreth tyre. Ata kujtojne se cdo gje rrotullohet rreth diellit te tyre te ftohur.E cuditeshme si nuk pati asnje vetevrasje, veteflijim per hatane e zeze qe i gjeti…

  • Mo po ai qe eshte rritur ne shpelle eshte gjysma e se keqes.
    Keta qe nuk jane rritur ne shpelle dhe flene dhe zgjohen me endra adhurimi per shpellakun, ketyre cfare t’u themi?

  • e koloneli yne mos mendoni ju se kane mend keta idiote te shkojne aq larg sa kini shkuar ju me kete analitike brilante ////jooooo kolonel ata jane njeres te rugeve njeres qe su ka mbetur fije dinjiteti ata jane njeres nu kane asnje princip ..ata mbajne kete qe te fshehin milionat qe kANE vene te veproje drejtesija qe ti zbertheje kockat berishes dhe shikoni ju sesa e duan keta te pa udhe korifeun e tyre keta do jene ta paret qe do nxjerin syte me pare ,,eshte ky monstruos qe mban kete keshtjelleprej rere uro kolonel te vihet drejtesija e re shikosh sesi bie keshtjella e reres shendet kapedan

  • Z Pashaj .1
    Pse mer detyren ti spiegosh GAGACIT ,MITOLOGJINE GREKE .
    Ky GAGAC se bashku me me duket MIRUSH KABASHIN kane qene ne vitet 66-67 ne fund te gjimnazit ,dhe perkatesisht SEKRETARA TE RINISE ne gjimnazet respektive .
    Te pakten ky gagaci qe ne LUSHJNE ,un ekam qene deshmitar okulat i futen PRESHIN ne vendin e keq , ishte ne vitet 66-67 inisiatori per prishjen e KISHAVE DHE XHAMIVE dhe na shfaqet ne nje foto me ENVER HOXHEN dhe duket i NGAZELLYER .
    Shkurt z.Pashaj ,pse harxhoni kohe me kete legen MATERNITETI .

  • Po kush i ka thene keto fjale per Salushin Tritan Preshi qe ja futen ne Lushnje,epo populli te ka njohur siç ta futi atehere ta futi prap me 23 qershor.Turp fatkeqesi kombetare per kete popull me keta horra.

  • I nderuari Kolonel: Kjo fare servili qe eshte zhvilluar ne menyre te konsiderueshme ne radhet e PD ska as fillim e as fund. Keta jane nga ajo lloje specie njerzore qe se njohin turpin, principin e karakterit, idealin dhe idealizmin, qe sdine te ndajne ndershmerine nga patriotizmi, etj. Shkurt keta jane jashtqitja e P Punes e modeluar ne PD ne menyren me te keqe. Keta njerez te atrofizuar skane as forme dhe as permbajtje, prandaj kot kerkon ti perziesh me legjendat e lashtesise sepse nuk te kuptojne. Ata kane qene e jane pertac te medhej prandaj ka mundesi qe te mos i kene lexuar dhe jane duke menduar se ju flisni perçart sepse ka mundesi qe te mos kene degjuar as per Zeusin, Olimpim dhe Akrokeraunet dhe jo me per Steropin, Brontin dhe Argun. Truri i tyre eshte mpiksur te Berisha dhe aty eshte ngurtesuar duke marre formen e nje qulli te zhbere. Une duke te falnderuar per shkrimin te uroj gjith te mirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *