Gjendet koka e prerë e gazetares së zhdukur

Ornela

Policia suedeze ka gjetur kokën e gazetares suedeze, Kim Wall e cila ishte zhdukur që prej dy muajsh në një udhëtim me një marinar danez.

Koka e saj u gjet në një qese ku ndodheshin gjithashtu edhe dy këmbë. Në një qese tjetër ndodheshin rrobat e saj.

Zyrtarë të policisë thanë se pjesët e trupit u gjetën pas disa kërkimeve në det afër Kopenhagenit brenda disa qeseve, të cilave u ishin lidhur edhe disa pjesë metalike që të peshonin.

Kim Wall u pa për herë të fundit mbrëmjen e 10 gushtit kur po nisej me Peter Madsen për të shkruar  një artikull për nëndetësen që ai e kishte ndërtuar vetë.

Fillimisht, Madsen tha se e kishte lënë gazetaren në Kopenhagen shëndoshë e mirë, por më vonë e ndryshoi deklaratën duke thënë se ajo vdiq në një aksident pasi kishte goditur kokën në një kapanxhë dhe ai e kishte ‘varrosur në det’.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *