Goditi makinën e policisë, Bekteshi dëshmon në gjykatë pse e bëri

Leda Hysa

Drejtuesi i mjetit që goditi makinën e nëndrejtorit të policisë së Elbasanit ka dalë këtë të shtunë në gjykatë.

Në dëshminë përpara prokurorëve Enea Bekteshi ka dhënë variantin e tij për ngjarjen.

“Isha unë që po e drejtoja makinën. Ia kisha marrë pa leje Petrit Çelës”
, ka thënë Bekteshi, i cili ka mohuar që të ketë pasur qëllime agresive në veprimet e tij.

“Nuk kisha ndërmend të godisja nëndrejtorin e policisë. Nga vendi i ngjarjes ika sepse u tremba”, shtoi ai

Një tjetër argument përmes të cilit i pandehuri ka dashur të përforcojë variantin e tij ka qenë se është përdorues i lëndëve narkotike. “Jam prej 12 vitesh përdorues i hashashit”, ka thënë Bekteshi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *