Presidenti Trump pritet të mos çertifikojë marrëveshjen me Iranin

Gazeta Dita

Më 12 tetor Presidenti amerikan Donald Trump pritet të njoftojë nëse administrata e tij ende e gjen Iranin në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Por çfarë mund të ndodhë nëse presidenti vendos të mos çertifikojë zbatimin e marrëveshjes nga ana e Iranit? Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Margaret Besheer analizon këtë çështje.

Çfarë është saktësisht marrëveshja bërthamore me Iranin?

Në korrik të vitit 2015, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara), përfshirë dhe Gjermaninë me Iranin, ranë dakord për një marrëveshje për të parandaluar Iranin që të ndërtonte një bombë bërthamore, në këmbim të heqjes të sanksioneve të caktuara ndërkombëtare kundër Teheranit që qëndronin në fuqi prej vitesh me rradhë.

Heqje e sanksioneve bëri që Irani të merrte miliarda dollarë në fonde dhe të hapte tregjet për shumë investitorë të huaj.

Inspektorët e mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara (IAEA), janë përgjegjës të monitorojnë nëse Irani po i përmbahet marrëveshjes.

Palët gjithashtu krijuan një Komision të Përbashkët për të monitoruar zbatimin dhe trajtimin e mosmarrëveshjeve. Ai kryesohet nga shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Arkitektët e marrëveshjes e kanë përshëndetur atë si një histori suksesi të diplomacisë shumëpalëshe, ndërsa Presidenti Trump e ka hedhur poshtë duke e cilësuar si “turp” dhe një nga marrëveshjet më të këqija në të cilat ka hyrë ndonjëherë Uashingtoni sipas tij.

Gjatë fushatës elektorale zotiTrump tha se do të dëshironte “ta griste” atë.

Por a mundet presidenti Trump të tërhiqet nga marrëveshja?

Marrëveshja bërthamore e Iranit u arrit gjatë mandatit të Presidentit Barak Obama dhe pasi u miratua republikanët e Kongresit u përpoqën të shkaktojnë dështimin e saj.

Por sipas legjislacionit amerikan të miratuar që shtroi rrugën deri në finalizimin e marrëveshjes, Kongresi i dha vetes privilegjin e shqyrtimit dhe mbikëqyrjes për çdo marrëveshje bërthamore të arritur me Teheranin.

Sipas Aktit të Rishikimit të Marrëveshjes Bërthamore të Iranit të vitit 2015 (INARA), Presidenti amerikan duhet të çertifikojë në Kongres çdo 90 ditë se Teherani po i përmbahet dispozitave të marrëveshjes.

Janë katër kritere që duhet të plotësohen, se:

  1. Irani në mënyrë transparente dhe të verifikueshme është duke zbatuar plotësisht të gjitha pjesët e marrëveshjes.
  2. Irani nuk ka kryer një shkelje materiale të marrëveshjes.
  3. Irani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, përfshirë aktivitete të fshehta që mund të rrisin ndjeshëm programin e armëve bërthamore.
  4. Pezullimi i sanksioneve të lidhura me Iranin janë të përshtatshme dhe në proporcion me masat e marra nga Irani për të ndërprerë programin e tij bërthamor dhe janë jetike për interesat e sigurisë kombëtare të SHBA.

Nëse presidenti nuk do ta çertifikonte pajtimin e Iranit me marrëveshjen këtë muaj, kjo do të bënte që Kongresi brenda 60 ditëve të miratonte ligjin për të rivendosur disa ose të gjitha sanksionet e vjetra të vendosura nga Shtetet e Bashkuara (por jo ato të Kombeve të Bashkuara).

Nëse ndodh, kjo mund të shkaktojë probleme me vendet që kanë rifilluar marrëdhëniet tregtare dhe bankare me Iranin, duke e detyruar Uashingtonin të imponojë sanksione dytësore mbi ta, për shkak të bashkëpunimit me Teheranin. Irani gjithashtu mund të përpiqet të akuzojë Shtetet e Bashkuara se ka qenë e para që e shkeli marrëveshjen duke çuar në kolapsin e saj.

Kongresi gjithashtu mund të vendosë të mos imponojë sanksione dhe asgjë nuk do të ndryshojë.

Do ta bëjë apo jo?

Deri më tani, Presidenti Trump e ka çertifikuar marrëveshjen dy herë që nga marrja e detyrës. Afati i ardhshëm është 15 tetori. Zoti Trump ka treguar vazhdimisht se ai nuk është i prirur të gjejë Iranin në përputhje me marrëveshjen dhe së fundmi e tregoi të enjten.

“Regjimi iranian mbështet terrorizmin dhe eksporton dhunë, gjakderdhje dhe kaos në të gjithë Lindjen e Mesme“, tha Presidenti në një takim me udhëheqësit e tij të lartë ushtarakë. “Kjo është arsyeja pse duhet t’i japim fund agresionit të vazhdueshëm të Iranit dhe ambicieve të tij bërthamore. Ata nuk i janë përmbajtur frymës së marrëveshjes dhe ne do të diskutojmë mbi këtë sonte“, tha aso kohe Presidenti.

Por “fryma e marrëveshjesi” është ndryshe nga detyrimet dhe IAEA-ja ka vërtetuar në mënyrë të përsëritur se Irani po i përmbahet detyrimeve të tij, më së fundi më 31 gushtin e vitit 2017.

A do të thotë mosçertifikimi se Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja?

“Nëse presidenti zgjedh që të mos e çertifikojë marrëveshjen, kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga ajo” tha ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley për një grup ekspertësh në Uashington muajin e kaluar.

Disa e shohin si një strategji politike nga ana e Presidentit për tu treguar përkrahësve të tij se po u përmbahet premtimeve për të qenë i ashpër ndaj marrëveshjes së arritur gjatë administratës Obamë, por pa e shkelur atë.

Por kjo ka rreziqe. Mos çertifikimi dhe dërgimi i marrëveshjes në Kongres e rrezikon të ardhmen e saj.

Nëse marrëveshja bie, Irani mund të vendosë të rifillojë prodhimin dhe pasurimin e uraniumit.

Palët e tjera në këtë marrëveshje thonë se do të vazhdojnë ta mbështesin atë.

Përfaqësuesje e BE-së Mogherini ishte mjaft e qartë duke thënë pas takimit të saj në shtator me palët e tjera pjesëmarrës në marrëveshje se: “mund tu them se si evropianë, ne do të sigurohemi që marrëveshja të mbetet”.

Aleatët e SHBA-së janë gjithashtu të shqetësuar se mos çertifikimi ose tërheqja mund të pengojnë përpjekjet diplomatike për të tërhequr në një tryezë bisedimesh koreanoveriorët me qëllimin për të hequr dorë nga programi i tyre bërthamor.

Si përfundim:

Nëse Presidenti Trump vendos ta kalojë topin tek Kongresi lidhur me Iranin, ai mund të injektojë një shkallë të lartë pasigurie në këtë proces. Ndërsa mbetet e paqartë se cili është synimi i Kongresit tani, çdo veprim që mund të perceptohej si një shkelje e marrëveshjes nga Shtetet e Bashkuara, mund të kishte pasoja të pakëndshme që mund të izolonin Uashingtonin në arenën globale./VOA/

Share This Article
1 Comment
  • Kjo eshte gazeta dita,dhe un ne kete gazete,jap mendime,qe ndoshta edhe botohen,kjo varet se si vendos gazeta!Qeshtja eshte keshtu(mindimi im,qe nuk don te thote se eshte mendim i ditur,dhe kjo don te thote se nuk ka arsyje te mirret si mendim eksperti),pra qeshtja eshte se Atomi,sot eshte ne kete shekull i pranishem ne Shum Objekte Publike,Industriale,Maqineri,pra thuajse kudo,dhe po te terhiqesh nga atomi,bjen arritja e Shkences,ne lemin e siperpermendur! Do te bej nje sqarim ne lidhje me mini atombombat,si depertojne ne trupin e Njeriut,kjo mund te thuhet,se vjen nga ndotja e atmosferes,sepse provat berthamore,qe nuk mund te krahasohen me bombat atomike en Japoni,kan tronditur atmosferen,dhe kta grimca qerkullojne ne atmosfere.Kta prova,jan bere nga Shum Vende,pra nuk eshte vetem Amerika fajtore,por eshte komplet,Fuqija e arsenalit Berthamor ne Bote,dhe po te besh krahasimin,nje prove berthamore e ketyre koheve(eshte fjala per pravat e kohes pas LDB,pra nje prove berthamore mund te jete qindra here me fuqi shkaterruese,se bombat ne Hiroshima,dhe Nagasaki.Pra shtohet pyetja sa prova berthamore u bene,dhe a kishte dor Trump,ne keto prova Berthamore(theksoj emrat e Shteteve,qe i ben provat Berthamore,Amerika,Rusija,Kina,Indija,Franca,Pakistani,Anglija,,dhe vende te vogla si per shembull Koreja e veriut),pra kishte dor Trupf ne keto prova,dhe pse drejtohet gishti vetem kunder Trump?Ne goditjen ne Ngasaki,dhe Hiroshima(kerkoj mirekuptim nga te mbijetuarit)u vrane afersisht 100 mije Njerez,dhe e them se edhe sot shpreh ngushellimet per Ta,ndersa ne LDB,u vrane nga Gjermanija afersish 10-20 miljon Njerez,nga Rusija,30-40 miljon Njerez,(kjo si dhe nga Aleatet e Tyre),dhe edhe sot shpreh ngaushellimet per pasardhesit!Pra Amerika,shenjohet,dhe goditet,dhe pas LDB,puna mori nje tjeter drejtim,nuk dihet numri i sakte i Njerezve qe vdiqen pas LDB,por mendohet,se Numri eshte disa here me i madh!(Ne krahasim me numrin e te vrareve gjat LDB).Pra shtrohet pyetja ka Trump dore ne kete Problem,dhe kete pergjigje nuk mund ta jap,tja leme Experteve kete qeshtje!Tash te rikthehemi tek problemi,duhet atomi,siq edhe theksova,Bota(Planeti),nuk mund te funksijonoje pa Atom,por qka mund te behet,eshte heqja dore nga keqperdorimi i Atomit,dhe kontrolli i atomit,ti lihet Experteve,ne Shtet,dhe jasht Shtetit(Kjo don te thote Shteti dhe Privati,ne bashkveprim,ti ken Njerezit adekuat,ne kete pun,ku Shteti do te ket perparsi,ne perqindje pra me Shum Njerez).Kurse,bombat atomike,pjesa me e madhe eshte mire te shkaterrohen,,por po jap nje tjeter,shembull,Amerika,ka 300 miljon Banore,ndersa konkurrenti i tashem qe e ndjek hap pas hapi,eshte Azija Miljardeshe,qe edhe Ata kann Bombat atomike,dhe nje Miqesi te ndjeshme me Rusine,si dhe me Ameriken Latine.Pra nje Sulm konvencional,kunder Amerikes,se Trump(Sepse Amerika e Paraardhesve te Trump,ishte ne miqesi latente ,me keta Shtet qe permenda,qe sot konsiderohen si kundershtare latent,dhe kerkojne marrjen e drejtimit te Amerikes,neprmjet agjenteve te Tyre te etabluar ne Amerike,dhe kjo don te thote shpetimi i Krimineleve,qe ceka me siper,ku siq edhe thashe,pas LDB,u vrane ne menyre latente shum me teper Njerez se gjat LDB,pra vazhdimsi,dhe shkelja ne menyre te paskrupullt,te Njerezve te varfer,si dhe Njerezve te pasur,qe kerkojne drejtesine e Qiellit(Zotit),paralelisht me drejtesine e Shtetit,te pakorruptuar,qe don te thote,i pari,i tregon drejtimin te dytit,pra te dy pjesmarres ne Shtet,si dhe ne Privat,ku perqindja eshte ne krahun e Shtetit! Pra nje sulm konvencional kunder Amerikes,nga te siperpermendurit,do te thote shkaterrim i shpejte i Amerikes,dhe zhberje e Amerikes!Pra ne qofte se Trump shkon ksaj rruge,qe keshtu mendohej ne fillim,por se tashme nuk eshte ndoshta keshtu,pra shkofte ksaj rruge,pengesat,mendoj nuk ndihmojne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *